• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Holanda pozicionohet kundër futjes së Bullgarisë në zonën Shengen, Austria kundërshton zgjerimin

by Java News
06/12/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holanda po kundërshtonte pranimin e Bullgarisë në zonën që mundëson udhëtimin pa pasaporta brenda Bashkimit Evropian që njihet si zona Shengen. Blloku evropian ka 27 vende anëtare, por jo të gjitha janë pjesë e marrëveshjes së Shengenit.

Vendet anëtare të BE-së, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania po kërkojnë t’i bashkohen Shengenit dhe kanë nevojë për mbështetjen unanime të ministrave të brendshëm të BE-së në takimin që do mbahet më 8 dhjetor. Kryeministri holandez ka përmendur shqetësimet se Bullgarisë i mungojnë rregulla efektive për të luftuar korrupsionin. Kryeministri bullgar tha se vendi i tij përmbushi të gjitha kërkesat për t’iu bashkuar Shengenit dhe kundërshtimi mund të krijojë ndarje brenda BE-së. Ai i quajti rezervat e Holandës “standard të dyfishtë”.

“Në ditët në vijim, qeveria do të vazhdojë punën e saj aktive me partnerët për të siguruar pranimin e Bullgarisë në Shengen”, tha ai.

“Në të njëjtën kohë, në varësi të rezultatit, qeveria do vendosë për përgjigjen adekuate përfshirë miratimin e kundërmasave”.

Austria ka thënë se kundërshton zgjerimin e Shengenit me Bullgarinë dhe Rumaninë duke përmendur mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Ajo ka thënë se numri i emigrantëve të ardhur që kalojnë nëpër këto vende do të duhet të bjerë që ajo të pajtohet me zgjerimin e Shengenit.

Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson tha se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia i përmbushte të gjitha kërkesat e Shengenit. Të gjitha raportet “e bëjnë të qartë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia përmbushin plotësisht të gjitha kërkesat për të qenë anëtarë të plotë të Shengenit. Ky është ai që pres të jetë rezultati i Këshillit të enjten”, tha ajo në Bruksel të hënën.

Megjithatë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një intervistë që u botua të hënën në të përditshmen çeke “Hospodarske Noviny”, tha se debati për këtë mund të ndikohet nga vazhdimi i sulmeve të reja ruse me raketa në Ukrainë dhe rreziku i një vale të re refugjatësh si rezultat i kësaj.

“Unë isha më optimist para disa muajsh për marrëveshjen…”, citohet të ketë thënë ai.

“Tani që duhet të merret vendim, atmosfera është ndryshe”./VOA

Next Post
Protesta e Berishës/ Protestuesit do mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë, marshimi nis nga ish-hotel ‘Dajti’

Protesta e Berishës/ Protestuesit do mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë, marshimi nis nga ish-hotel 'Dajti'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In