• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hodhi gruan nga kati i katërt, zbardhet motivi i sherrit mes çiftit

by Java News
04/12/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm dy javë pas kthimit nga Gjermania hedh gruan nga dritarja e banjës. Nëna e dy fëmijëve, Liljana Ruko, ndërroi pak çaste pas përplasjes së fortë me tokën, si rrjedhojë e rrëzimit nga kati i katërt i banesës. Në fillim u duk si vetëvrasje e 42-vjeçares, e cila u gjet thuajse e zhveshur në tokë, por më pas dëshmitë e fqinjëve zbuluan për policinë se kishte qenë burri shkaktari i hedhjes së saj nga ballkoni. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash dhe vetëm britmat e gruas kanë bërë që të zbulohet se ishte një krim në familje.

PISTA

Hetimet nga policia thonë se dyshohet se bashkëshorti ka pasur probleme xhelozie dhe për këtë ka krijuar debat. I marrë në pyetje për ngjarjen, vetë autori i dyshuar ka thënë se ka qenë një sherr momental, por nuk pranon që të ketë hedhur gruan.

“Ka rrëshqitur në banjë, nuk arrita të ndaloja dot”, është shprehur ai. “Nuk kemi pasur konflikte. U grindëm, u përleshëm dhe ajo ra vetë. Nuk e hodha unë. Vërtetojeni këtë.

Unë e doja. S’di pse e nisëm sherrin”, ka thënë ai në polici, ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë arsye për ngjarjen. Megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes 53-vjeçari është marrë në pyetje, ai nuk ka treguar se e kishte shtyrë me dashje të shoqen.

Sipas burimeve nga Policia, ai ka shfaqur tronditje psikologjike. Pritet që të merren dhe dëshmitë e të afërmve të tyre në lidhje me marrëdhëniet e çiftit.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në Fier. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy bashkëshortët janë grindur me njëri-tjetrin dhe pasi janë dëgjuar zhurma e britma, gruaja ka fluturuar nga kati i katërt i pallatit.

Viktima është Liljana Ruko, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, 17 dhe 13-vjeçarë. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko.

Të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë qenë fqinjët, të cilët mësohet se e kanë gjetur gruan e re të mbuluar nga gjaku.

Sipas tyre, gruaja i kishte flokët e lagura dhe në trup mbante veshur një robdëshambër, pasi mendohet që sapo kishte dalë nga dushi.

 

Next Post
Bie numri i kosovarëve që i bashkohen ISIS-it

Bie numri i kosovarëve që i bashkohen ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In