Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për shtetasin Ferdinand Ruko, i cili hodhi gruan e tij nga ballkoni Liljana Ruko.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Ferdinand Rukon, por pas procesit të shkurtuar, ai u dënua me 35 vite burg.
Ferdinand Ruko ka pranuar përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të.“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.
Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016, ku pas një debati me bashkëshorten e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier.
a.ç











