• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historiku i 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

by A R
08/03/2017 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Legjenda të shumta rrethojnë origjinën e Ditës së Gruas, e padyshim më e përfolura është ajo e kujtimit të 123 punëtoreve të fabrikës njujorkeze të këmishave, Triangle Waist Company, të gjitha jetë të humbura 25 marsin e 1911-tës, mes flakëve që përfshinë godinën ku punonin.

Ka dhe variante të tjera, ndër të cilat spikat ai që e lidh këtë datë me grevën e punëtoreve të tekstilit, të shtypur në mënyrën më brutale në Nju Jork, 8 marsin e 1857-tës, apo revoltën pacifiste të punëtoreve ruse në Pietrograd, 8 marsin e 1917-tës.

Është dhe një tjetër, i cili i referohet mocionit të socialistes Clara Zetkin, në Konferencën e vitit 1910 në Kopenhagen për vendosjen e një dite ndërkombëtare të gruas.

Të gjitha këto janë çfarë thuhet. Ajo çfarë dihet me siguri, nga ana tjetër, është se në dhjetëvjeçarin e parë të viteve 900, në Europë, Shtetet e Bashkuara e sidomos në Rusi filloi të kremtohej, edhe pse në data e muaj të ndryshëm, një ditë e kushtuar kërkesave të grave, derisa dhjetorin e vitit 1977, OKB-ja përmes  Rezolutës 32/142 caktoi 8 marsin si “Ditën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e Grave dhe për paqen ndërkombëtare”.

Grate ishin përpjekur shumë për emancipim, për të mos u reduktuar vetëm në rolin e bashkëshortes e të nënës, për të drejtë vote, për pagë të njëjtë me burrat, për një shoqëri që njeh zyrtarisht barazinë gjinore. Që prej atëherë, në çdo vend të botës, kjo datë është rasti për të sjellë në mendje të gjitha bejetat e luftuara, ato të fituarat e ato që ende duhen fituar, në mbrojtjen dhe vlerësimin e femrës. /

Next Post
Pse Dayanna shfaqet “nervoze”

Pse Dayanna shfaqet “nervoze”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In