• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia/Si u kthye Maria nga viktimë prostitucioni në tutore vajzash në Tiranë

by Java News
23/03/2017 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza 26­-vjeçare nga Korça, Maria Th., që u arrestua nga Policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni, disa muaj më parë ka qenë një prej viktimave të trafikut dhe është proceduar në gjendje të lirë nga Policia.

Në një operacion të Antitrafiqeve të Tiranës, që u zhvillua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në tetor të vitit të kaluar, Maria u ndalua kur një grup personash që u arrestuan nga Policia po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë. Maria, bashkë me një vajzë tjetër, në atë kohë u konsideruan viktima të trafikut dhe u strehuan në një qendër pritjeje në Tiranë, por edhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin ushtruar prostitucion në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Por nga viktimë trafiku, tashmë Maria ishte kthyer në tutore të vajzave të tjera, kryesisht bashkëmoshatare të saj dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion. Maria Th. u ndalua nga Policia e Tiranës më 2 tetor të vitit 2016, gjatë operacionit të koduar “Rekrutimi”, ku u arrestuan dy motra, të cilat e kishin shfrytëzuar 26­ vjeçaren për prostitucion dhe po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë, shkruan “Panorama”. Maria kishte ushtruar prostitucion për llogari të këtij grupi disa muaj para operacionit, në Milano.

Atje ishte nisur nga dy motrat Armonela dhe Ina Qama, si pjesë e një agjencie mode, por përveç disa fotografive për llogari të kësaj agjencie, që në fakt nuk ekziston, ajo kishte ushtruar edhe prostitucion. Sipas Policisë, Maria kishte qëndruar në Itali 3 muaj dhe më pas është kthyer në Shqipëri, në mënyrë që të mos e shkelte afatin e qëndrimit në zonën “Shengen”. Por edhe pasi është kthyer në Tiranë, ajo ka vijuar të punojë për llogari të 5 të arrestuarve të grupit “Rekrutimi”, shkruan ‘Panorama’.

a.ç

Next Post

"Saliu i kërkon garanci amerikanëve për veten e familjen në këmbim të Vettingut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In