“Ne do ta blejmë Kosovën”, kjo është deklarata e një historiani serb me emrin Predrag J. Markoviç, i cili po aq është dhe nënkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.
Sipas serbit, Kosova shumë shpejt do të jetë vendi më i shkretuar në të gjithgë rajonin e për rrjedhojë, Serbia duhet të bëjë përpjekje që ta “blejë” Kosovën.
“Serbia duhet të dalë me mënyra krijuese për të mbrojtur interesat e saj në Kosovë, sepse historia është si një seri turnesh, në të cilën kombet marrin apo humbin pikë”- ka theksuar ai për gazetën serbe Blic.
Historiani e politikani ka shtuar se Kosova është një vrimë e zezë e paligjshmërisë dhe një vend ku fjalën kryesore e kanë bandat kriminale dhe kartelet e drogës”.









