• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historianët serbë: Çifti Millosheviç vodhi eksponatet e shtëpisë

by Java News
26/02/2018 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vila shtetërore Paqja në Dedinje, në të cilën duhej të zhvendosej Tito, por që këtë nuk e përjetoi, si dhe disa ndërtesa në kompleksin e tij ishin me plot eksponate të vlefshme, të cilave u ka humbur çdo gjurmë që nga viti 1999, kur aty u vendos diktatori dhe kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq me bashkëshorten Mirjana Markoviq.

As sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me thesarin, i cili ka vlerë të paçmuar dhe historianët në Serbi thonë se thesarin e ka vjedhur Millosheviq dhe gruaja e tij, transmeton KosovaPress.

Zhivko Bërkoviq, historian i artit, thotë se Millosheviq është zhvendosur në “hapësirën mbrojtëse” në rrugën “Uzhica” në Beograd, e cila dikur i takonte qendrës memorialë “Josip Broz Tito” dhe për shkak të kësaj ishte plot me eksponate të rralla, disa prej të cilave i takonin edhe kohës antike. Atje kishte skulptura të vlefshme, armë, stoli dhe piktura të piktorëve më të njohur.

“Disa nga këto gjëra nuk kanë çmim. Shumica prej tyre humbën pas zhvendosjes së Millosheviqit atje. Aty ishte sfinga që Tito kishte marrë dhuratë nga presidenti egjiptian Naser, përkrenarja nga shekulli VII para erës së re, të cilën Tito e mori nga mbreti grek Pavle. Vlera e saj është e paçmuar.

Deri sot të gjithë heshtin për këtë dhe ende nuk dihet nëse thesari shtetëror është fshehur diku, apo është shitur”, thotë Bërkoviq.

Në vilën Paqja ishin edhe gjërat personale të Titos, armë, koleksione arkeologjike dhe dhurata, të cilat Tito i kishte marrë nga e gjithë bota – nga patkoi me një dorezë të zbukuruar me diamante dhe armë të ndryshme të tjera të shtrenjta deri te kompleti për kafe nga ari dhe argjendi, skulptura dhe koleksione arkeologjike.

Jovanka Broz, gruaja e Titos, në vitet nëntëdhjetë kishte kërkuar një pjesë të pronës së Titos, në mesin e të cilave ishin edhe këto gjëra, por ajo nuk mori asgjë. (b.an)

Next Post
Zbulohen shenjat e horoskopit më me fat gjatë vitit 2018

Shëndeti, financat, dashuria; njihuni me horoskopin e muajit Mars 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In