Djersa mund të jetë diçka e sikletshme, sidomos për ata që djersijnë më shumë se të tjerët. Megjithatë vetë djersa është diçka normale dhe e zakonshme.
Por ky nuk është i rasti i një pacienteje nga Italia, e cila djersin gjak.
21 – vjeçarja ka shtangur mjekët pasi prej 3 vitesh ajo nxjerr gjak në vend të djersës, nga duart dhe fytyra. Ajo nuk ka asnjë plagë apo diçka tjetër që të mund të shkaktojë këtë gjendje. E reja mësohet se prej vitesh është izoluar duke shfaqur edhe shenja të depresionit.
Pasi observuan pacienten dhe e trajtuan atë për depresion dhe ankth, mjekët në Firence të Italisë e diagnostikuan 21 – vjeçaren me “hematohidrosis”, një gjendje e rrallë e “djersës gjak”. Por deri më sot, mjekët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton këtë gjendje dhe disa janë skeptikë për ekzistencën e saj.
Në një analizë të lëkurës së pacientes, ekspertët dolën në përfundimin se nuk kishte asgjë anomali.
Rasti i të resë u raportua në Canadian Medical Association Journal.
Sipas kësaj të fundit, ekziston një histori e gjatë e rasteve kur pacientë djersijnë gjak. Fenomeni përmendet që në periudhën e Aristotelit e deri në Mesjetë.
a.ç









