• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia tronditëse: 19-vjeçarja me foshnje 4 muajshe u vra në Gërdec, dy prindërit e saj u vetëvranë të dy pas tragjedisë!

by Java News
15/03/2024 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”. Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA.

Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 19 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit bashkë me 25 të tjerë.

Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe.

Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas.

E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec.

Vdekja e Resmijes ka qenë ndër më të tmerrshmet.

Shkruan Klosi: “…Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 19-vjeçare, nëna e një foshnjeje  4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë,  derisa e kanë dëgjuar…

Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008…”.

Jemi ngjethur e kemi ndjerë dhimbje shumë herë për Gërdecin. Në fillim, tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit. Pastaj nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale. Jemi revoltuar nga mashtrimet  e Sali Berishës, kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë për të konvertuar me para dhimbjen e familjeve të të vdekurve.

Na ngatërruan më pas në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë.  Pastaj u mësuam.. Shohim Berishën, Mediun, Ramën, ish-ministrat, ministrat…  Qeshen ata: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”.

Por atje nën tokën e Gërdecit, aty buzë autostradës ku kalojmë përditë, ka eshtra fëmijësh të vrarë. Fëmijë të tretur.

I ndjeri Ardian Klosi shkruan në librin e tij, se “të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës”.

Ai zhvilloi takime me banorët dhe i intervistoi ata para botimit të librit:

“Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja.  Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte. Shumica e viktimave janë prej familjesh të ardhura ose nga fshatrat e Martaneshit, ose të Gramshit, krahina me bukuri të rrallë, por sot të braktisura, njerëz të mësuar me punë të rëndë e të ndershme, që ranë në kurthin e pagesave të shpejta e gjoja të sigurta në një fushë të minuar.

Shumica e të vrarëve janë vajza të reja, me fëmijë të vegjël ose në djep, apo dhe prindër të moshuar që kërkojnë të mbajnë në shkollë fëmijët e tyre. Pastaj të mitur si Flavio Deliu e Erison Durdaj, ata që s’patën kurrfarë lidhjeje e dijenie për bizneset e Albademilit me Ministrinë e Mbrojtjes.

Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos i harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë” – shkruan Klosi./m.j

Next Post
Rama takim me strukturat e PS: Në Vlorë nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mundemi. Duhet të marrim mbrapsht rritje ekonomike më të madhe

Rama takim me strukturat e PS: Në Vlorë nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mundemi. Duhet të marrim mbrapsht rritje ekonomike më të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In