• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Historia tragjike e vajzës që humbi jetën në Gjermani

by
24/08/2015 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia tragjike e vajzës që humbi jetën në Gjermani

Pak ditë më parë Ela Haziraj, vajza 23-vjeçare nga Kukësi, fëmija më i madh i familjes Haziraj, humbi jetën në një aksident tragjik, pas përplasjes nga një tren mallrash në qytetin e Frankfurtit në Gjermani.

Ela Haziraj prej tre muajsh kishte udhëtuar drejt Gjermanisë, së bashku me të fejuarin e saj Saimir Gjokpali, në kërkim të një jetese më të mirë. Ndërsa vetëm një ditë pasi mori përgjigjen negative nga ana e shtetit gjerman për të marrë statusin e azilantit, jeta e saj u ndërpre në mënyrë krejt tragjike.

Në lidhje me këtë aksident fillimisht shkroi një portal online, ku një tren në zonën e Neustadt në Frankfurt ka marrë përpara një grup personash, të cilët po prisnin në stacion. Në këtë grup ka qenë edhe çifti i shqiptarëve dhe një shoqe dhome e kampit në të cilin ishin vendosur. Ela humbi jetën, ndërsa, i fejuari, është plagosur dhe ndodhet në spital.

Mediat vendase kanë bërë me dije se dy të rinjtë gjendeshin në Gjermani prej tre muajsh, ku kishin aplikuar për azil, por shteti gjerman kishte vendosur t’i kthente në Shqipëri. Saimir Gjokpali, i fejuar i Elës është nga Tropoja, ndërsa vajza nga Kukësi.

Nga të dhënat e para, që iu referohen personave të paktë që kanë dijeni mbi aksidentin e rëndë në Neustadt, bëhet me dije se vendi në të cilin ka ndodhur tragjedia e vajzës shqiptare është një stacion me të paktën 8 lëvizje trenash në njërin krah e 8 në krahun tjetër. Sipas të dhënave, mësohet se në momentin fatal, çifti i të rinjve shqiptar si dhe disa persona të tjerë janë ndodhur në mes të dy trenave që po lëviznin. Presioni i fuqishëm i ka përplasur me trenin tjetër, ndërsa për fatin e saj të keq, Elanda, nuk ka arritur të dalë e gjallë.

Sipas të dhënave bëhet me dije se përveç Saimirit janë plagosur edhe persona të tjerë, po jo aq rëndë sa shqiptari. Të gjithë personat që janë gjendur në mes të dy trenave, mësohet se kanë qenë azilantë të dalë nga i njëjti kamp dhe që të gjithëve atë ditë iu ishte refuzuar kërkesa e azilit. Dy ditë më parë familjet Haziraj e Gjokpali i dhanë lamtumirën Elandës, vajzës 23 vjeçe, që humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Gjermani.

 

Next Post

VIDEO/ Pornostarja nxjerr gjoksin në sallë, shikoni si reagon gjyqtari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In