• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia sesi një gjeni u kthye në kokën e krimit kibernetik

by Java News
27/05/2019 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjeniu që hyri në botën e errët të internetit, dhe nisi të fitojë 250 milionë në vit duke shitur ilaçe, drogë, armë, dhe shërbime vrasësish me pagesë, quhej Pol Lë Ru (Paul Le Roux).

I lindur në Zimbabve, në vitin 1972, ai ishte dhënë për birësim nga prindërit. Këtë refuzim nuk e kishte kapërcyer kurrë.

Ai u rrit në Afrikën e Jugut, ku ndërtoi nga zeroja një perandori interneti të botës së krimit, duke furnizuar Amerikën me ilaçe të paligjshme, e deri me metamfetaminë të pastër të prodhuar në Korenë e Veriut.

Ai arriti të ndërtojë jahte që arrinin t’ua kalonin me shpejtësi edhe motoskafëve të rojave bregdetare. Arriti të blejë mbrojtje nga policia, si dhe gjykatës të panumërt.

Arriti të trafikonte konteinerë me armë ushtarake, avionë privatë të mbushur me flori kontrabandë, sisteme predhash dhe kode programimi të pathyeshme.

Bota e tij e krimit përfshinte bashkëpunim me milicitë afrikane, trafik lëndësh shpërthyese, rrëmbime, tortura, dhe të paktën gjashtë vrasje të vërtetuara.

Në vitet ’90 krijoi E4M, një program “open-source” në Uindous që kodonte disqet dhe i bënte të padepërtueshëm. Po ashtu krijoi TrueCrypt, një program falas që krijonte disqe virtuale me kodim të pathyeshëm.

Perandoria e tij u bë aq e mistershme,  sa dyshohej se Lë Ru-ja i vërtetë ishte personi që fshihej edhe pas Bitcoin-it. Kjo vinte nga fakti që ai nuk ishte tip që donte të binte në sy, si për shembull El Çapo Guzman, por qëndronte në hije.

Por në vitin 2009, një bashkëpunëtor i zhgënjyer prej tij foli me CIA-n dhe premtoi se do t’u jepte bosin e krimit të internetit, Xhef Bezosin e botës së nëndheshme.

Ashtu si Xhef Bezos me Amazon, Lë Ru donte të krijonte një rrjet të botës së krimit ku blerësit mund të gjenin çdo gjë, që nga metamfetamina e deri te predhat ushtarake, vrasësit me pagesë dhe grupe mercenarësh, duke lidhur katër kontinente.

Lë Ruja kishte autoritet, sipas gazetarëve që shkruan një libër për jetën e tij. Ai dinte t’i bindte njerëzit e t’i manipulonte me fjalë e me buzëqeshje, por kishte një të metë. Kur zemërohej ishte shumë hakmarrës dhe kjo e rrëmbente. Dhe kjo e bëri të kapet nga CIA. Në një telefonatë, ai po i thoshte një punonjësi që i duhej një “kuzhinier”. Kur punonjësi e pyeti “e ke fjalën për kuzhinier të vërtetë, shef?”, ai shpërtheu nga zemërimi dhe i tha “Dikë që të  gatuajë metamfetaminë, idiot”.

Ndryshe nga mafia, që bazohej te besnikëria e bashkëpunëtorëve, Lë Ruja e bazonte gjithçka te të qëndruarit në hije. Asnjë nuk e dinte se si dukej, se ku jetonte, se si quhej. Një tjetër detaj që e bënte shumë të suksesshëm, ishte fakti që për të nuk kishin rëndësi paratë, por suksesi i projekteve që niste.

Kur u arrestua, ai u dërgua në Nju Jork nga antidroga amerikane, DEA, me të cilët pranoi që të bënte një marrëveshje për t’i shpëtuar dënimit të ashpër. Rrëfimet e tij çuan në shumë dënime të nivelit të lartë. (TCH)

Next Post
FOTOT/ Ndryshimi i klimës botërore po shkakton shumë efekte

FOTOT/ Ndryshimi i klimës botërore po shkakton shumë efekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In