• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia që po përlot botën: “U rrita rrugëve pa këmbë, por jam gati të luaj futboll si profesionist”

by A R
01/09/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tifoz i flaktë i futbollit nga Bangladeshi, i cili ka humbur gjysmën e dy këmbëve në një aksident hekurudhor, ëndërron që një ditë të luaj mes profesionistëve futboll sikurse idhulli i tij Cristiano Ronaldo.

Mohammad Abdullah 22-vjeç nga Dhaka, kishte humbur gjysmën e këmbëve kur derisa po kërcente nga vagoni në vagon rrëshqiti dhe rrotat e hekurta ia prenë këmbët.

2

Por tani ky i ri, që punon si transportues bagazhesh në një port të trageteve, është duke u bërë i njohur nëpër botë me aftësitë e tij në futboll.

“Kurrë nuk kam besuar se sërish do të eci, e lëre më të luaj futboll. Kur mbeta në karrocë. Por një ditë vendosa të provojë të eci, dhe kështu këmbëngulja ime më bëri që sërish të ngritëm në këmbë. Thjesht u lodha nga vetja duke qëndruar ulur gjithë ditën. Por tani mund të eci, punoj dhe të luaj futboll sikur të gjithë njerëzit tjerë”, ka deklaruar Abdullah.

3

Ai ishte braktisur nga nëna kur ishte vetëm 7-vjeç, ndërsa është rritur nga babai dhe njerka.

“U largova nga shtëpia që jetoja me babanë dhe njerkën, sepse më mungonte shumë nëna. Isha i nervozuar dhe i pafuqishëm, pasi gjithë kohën kërkoja lëmoshë në rrugë”, ka shtuar ai.

4

Por pas një kohe arriti të gjejë një shtëpi në të cilën u strehua me gjyshen e tij.

Në vitin 2001, Abdullah ishte duke udhëtuar me tren dhe në ato momente mundohej të kalonte nga një vagon në një tjetër, kur papritmas rrëshqiti dhe këmbët e tij ngecën nën rrota e hekurta të cilat ia prenë.

5

Ai menjëherë ishte dërguar në spitalin e Dhakas për trajtim, por nga ai moment kishte humbur këmbët nga gjuri e poshtë, transmeton Telegrafi.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, atë nuk e kishte vizituar askush nga familja, dhe kështu autoritetet e spitalit pas trajtimit e dërguan në një jetimore.

6

Por edhe pse qëndroi atje për më shumë se 18 muaj, arriti të arratiset pasi ndihej i humbur.

“Ndihesha i humbur dhe nuk e dija se ku e kam vendin. Fillova të frikësohesha dhe të ndihesha i ngujuar. Për një kohë jetova në rrugë dhe mund të them lirshëm se nuk ka qenë e lehtë”, ka shtuar ai.

7

Duke kursyer të hollat që i kishte mbledhur duke lypur në rrugë, arriti të marrë me qira një shtëpi në të cilën jeton edhe sot me gjyshen, dhe kështu një ditë iu kthye dashurisë së vjetër – futbollit.

8

Sot ai është bërë kryetemë e medieve në Bangladesh për talentin e rrallë për futboll. Shumë trajnerë e cilësojnë si tejet të talentuar, edhe pse të dy këmbët i ka të këputura përgjysmë. /Telegrafi/

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

Next Post
Konflikti për femrat, pronari i lokalit tallava masakron me shkop bejsbolli 23-vjeçarin

Raportimi për dytë vrarë në Korçë, policia: Njoftimi rezultoi i rremë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In