Një çift i cili e ka kaluar thuajse gjithë jetën pranë njëri-tjetrit, janë detyruar që t’i kalojnë vitet e tyre të fundit të ndarë sepse ata nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën shtëpi kujdesi për të moshuar.
Wolf Gottschalk, 83 vjeç, dhe gruaja e tij Anita, 81, nga Surrey, në British Columbia, janë martuar më 1954 dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.
Por pas 62-vjetësh bashkë, gjatë tetë muajve të fundit çifti është detyruar që të jetojë i ndarë sepse nuk ka vende të shtëpitë e kujdesit aty pranë, ku të mund të strehohehn dy njerëz bashkë.
Edhe më shqetësuese është gjendja e tyre shëndetësore dhe nevoja që ata të kalojnë së bashku sa më shumë kohë, për sa kohë që kjo është ende e mundur. /r.a