• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia prekëse, burri nuk i foli një vit sepse lindi vajzë

by A R
13/01/2019 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liljana ka përjetuar dhunë psikologjike e fizike për disa vite, derisa u detyrua të marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Por sado e madhe të jetë vuajtja, për një fëmijë ky është një moment që le gjurmë dhe pasoja të pakthyeshme. Ndaj dhe Liljana ftoi të bijën 16-vjeçare në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, të emisionit “E Diela Shqiptare”.

“Kam përjetuar një jetë shumë të vështirë që në moshën 16-vjeçare. Një martesë me shkuesi, shumë e vështirë dhe e hidhur. Në moshën 18-vjeçare erdhi në jetë një vajzë dhe unë isha shumë e lumtur, por ish-bashkëshorti, jo sepse ishte vajzë dhe jo djalë. Për një vit nuk ka folur fare me mua dhe as vajzën nuk e merrte në krahë. Pas dy vitesh erdhi në jetë djali dhe burri u gëzua shumë. Pas dy vitesh erdhi në jetë djali tjetër. Por gjithmonë kishim mosmarëveshje. Ai ushtronte dhunë ndaj meje, por gjithmonë e kam duruar për hir të fëmijëve. Ai pinte (alkool) dhe luante bixhoz dhe për 18 vjet më dhunonte dhe më ofendonte në prezencën e fëmijëve”, rrëfeu e prekur Liljana.

Më 30 Gusht 2017, ish-bashkëshorti e dhunoi dhe e ofendoi shumë rëndë, por një goditje me grusht në shtyllën kurrizore do të rezultonte fatale për Liljanën, duke e lënë për 4 ditë në gjendje kome. Por kjo ishte e vetmja zënkë e rëndë mes tyre. Një mbrëmje, ai e goditi me thikë për arsye banale dhe më pas pretendoi se po thjeshtë një shaka.

“E kam duruar për hir të fëmijëve. Nuk doja ta shkatërroja atë familje sepse mendoja ku do përfundoja me tre fëmijë”, u shpreh Liljana. Por fëmijët ishin ata që e shpëtuan të ëmën nga i ati, duke e denoncuar dhunën e tij të vazhdueshme në polici.

Ish-bashkëshorti u dënua me burgim, por Liljana tërhoqi denoncimin dhe mori kredi për të paguar një avokat që ta lironte. Pas 8 muajsh ish-bashkëshorti i saj u lirua dhe e falenderoi duke i thënë: “Merri fëmijët dhe zhduku nga kjo shtëpi!”

Por përpos të gjithave, Liljana ka dëgjuar se ai kishte një familje tjetër në Maqedoni, pasi punonte aty. “Fëmijët dinë vetëm dhunën nga babai i tyre dhe asgjë tjetër. Dinë që është i martuar, por vajza prapë nuk e shpreh”, tha ajo. Liljana gjithashtu rrëfeu se vijon të paguajë kredinë e marrë për të liruar ish-bashkëshortin nga burgu dhe se mban familjen me një shumë tepër të vogël parash.

Ajo dëshiron vetëm t’i thotë të bijës të mos e përjetojë aq shumë divorcin, por të fokusohet te mësimet dhe të bëhet dikush në jetë. Për shkak të dhunës së vazhdueshme në familje, Florida ka kaluar 3 muaj gjendje ankthi dhe është trajtuar në spital.

Por Florida është një vajzë shumë e fortë dhe pranoi të bëhej pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” për të zbuluar surprizën që ishte përgatitur për të.

Liljana: Të kam thirrur sot këtu se dua të të them që ti të mos vuash më aq sa ke vuajtuar deri më sot. Dua që të vazhdosh shkollën, të ecësh përpara dhe të bëhesh dikushi në jetën tënde. Nuk dua të shqetësohesh më kaq shumë për mua. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Tani e tutje duhet të vazhdojmë një jetë të re të dyja bashkë. Siç kemi qenë të lidhura deri tani, ashtu do të jemi gjithmonë. Do të qëndroj në krah ashtu siç ke qëndruar ti për mua!

Florida: E kam mbështetur deri më sot dhe do të vazhdoj ta mbështes përherë dhe i them që e dua shumë, sepse ka bërë shumë sakrifica për mua dhe vëllezërit e mi. Tani e kam unë radhën ta ndihmoj sado pak.

Ardit Gjebrea shpehu bindjen se Florida është shumë e fortë, çka do ta bëjë të ecë përpara dhe të bëhet një person shumë i rëndësishëm.

“Fëmijët që lindin dhe rriten në këto kushte bëhen më të fortë sesa shumë fëmijë të përkëdhelur që nuk u mungon asgjë. Ndoshta një ditë do të jesh ti që do të marrësh komandën në dorë të një brezi të tërë, që është brezi yt. Unë këtë e ndiej dhe më beso. Kur të bëhesh shumë e rëndësishme, kujtoji këto fjalët e mia që po të them sot, sepse unë e di që ti do të bëhesh e rëndësishme nesër në jetë. Ky është brezi që ne ëndërrojmë të rritet në këtë vend”, u shpreh Gjebrea.

Liljana na bëri të kuptojmë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Prindër, mbajini fëmijët larg debateve dhe dhunës që në të ardhmen të keni frytet e një familjeje e shoqërie të shëndoshë.

/a.rada

Next Post
“Ka një strategji të orkestruar kundër marrëdhënieve të mira me Greqinë”

Kriza politike, Bushati anulon vizitën në Berlin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In