• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia prekëse/ Armëpushimi mes gjermanëve e britanikëve për Krishtlindje, miq për pak çaste

by A R
25/12/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta e Parë Botërore kishte hyrë në muajin e pestë.

Miliona ushtarë shtriheshin në llogore përgjatë Europës. Kushtet ishin skëterrë. I ftohti i hidhur i dimrit u shkonte deri në palcë.

Llogoret ishin përmbytur dhe ushtarët qëndronin bashkë me minjtë dhe parazitët.

Të vrarët shtriheshin në tokën që ndante forcat kundërshtare dhe trupat e tyre dekompozoheshin pranë të gjallëve.

Kur në fushat e betejës ra muzgu, ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Gjermanët filluan të ndiznin qirinj në pemët e Krishtlindjeve që ishin dërguar në front.

Ushtarët gjermanë nisën të këndonin këngë Krishtlindjeje. Ata britanikë u përgjigjën me duartrokitje.

Në fillim pak të stepur, por më pas u çliruan. Filluan dhe ata të këndonin këngë Krishtlindjeje pas armiqve të tyre gjermanë, shkruan gazeta Dita.

Disa burra nga të dy frontet filluan të ecnin drejt njeri-tjetrit. Ndërsa fjala përhapej, mijëra burra dilnin nga llogoret e tyre. Ata shtrënguan duart, shkëmbyen cigare dhe ëmbëlsira dhe ndanë fotot e familjeve të tyre. Biseduan gjatë, kujtuan krishtlindjet e mëparshme dhe bënin shaka për absurditetin e luftës.

Nga armiq vetëm 24 orë më parë, ata e gjetën veten duke ndihmuar njëri-tjetrin për të varrosur shokët e vdekur. Madje luajtën disa herë futboll ku merrnin pjesë edhe oficerët e frontit.

Megjithatë kur lajmi shkoi në veshin e komandës, gjeneralët nuk u treguan aspak entuziast. Të shqetësuar se armëpushimi mund të dëmtonte moralin ushtarak, ata morën menjëherë masa për të frenuar trupat e tyre.

“Armëpushimi i Krishtlindjes” përfundoi po aq shpejt sa dhe filloi duke vijuar luftën që do të përfundonte katër vjet më vonë me 8.5 milionë ushtarë të vrarë.

Ndërsa fushëbeteja supozohet të jetë një vend ku heroizmi matet me vullnetin për të vrarë dhe për të vdekur për atdheun, këta burra zgjodhën një lloj tjetër guximi: Ata depërtuan në vuajtjet e njëri-tjetrit dhe kërkuan ngushëllim në premtimet e njëri-tjetrit.

Por përse ndjehemi kaq të prekur nga ajo që këta burra bënë?

Sepse ata zgjodhën të jenë thjesht njerëzorë!

Next Post
Histori njerëzore/Nga yll i Arsenalit në endacak

Histori njerëzore/Nga yll i Arsenalit në endacak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In