• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia na mëson se sot revolucionet i hajnë vetëm të uriturit nga stomaku dhe nga mendja

by Shaban Murati
14/02/2023 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shaban Murati

Mikroese

Në vitin 1967, kur Shqipëria vuri në zbatim mësimin katastrofal të Mao Ce Dunit për revolucionin e madh kulturor kinez, në festivalin kombëtar të këngës në RTSH me porosi të partisë u interpretua kënga marsh “Revolucioni marshon”. Kjo ishte për t’i treguar popullit se revolucioni nuk kishte mbarur ende që nga 1944, por po vazhdonte.

Në fakt Enver Hoxha marrjen e pushtetit në 1944 e klasifikoi “triumf i revolucionit popullor”. Madje dhe dita e 29 Nëntorit zyrtarisht përcaktohej si “Dita e çlirimit të atdheut dhe e triumfit të revolucionit popullor”. Këtë përkufizim e çertifikoi me dhjetra konferenca shkencore edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Revolucioni shqiptar vazhdoi gjithë jetën e regjimit me devizën e “revolucionarizimit të vazhdueshëm të partisë dhe të pushtetit”. Pas Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit në Rusi në vitin 1917 e deri më sot nuk u bënë më revolucione në atdheun e revolucionit. U bënë në Kremlin vetëm disa grushte shteti. Disa mikrorevolucione u zhvilluan pas 70 e ca vitesh në vendet e Europës Lindore ish-komuniste për përmbysjen e diktaturave komuniste.

Historia europiane i mbylli revolucionet në muze bashkë shekullin 20.

Natyrisht nuk ishte revolucion, por karikaturë e tij, ndonjë aventurë puçiste si ajo e presidentit serb Millosheviç, i cili programin personal të sundimit të vet dhe të Serbisë në gjithë federatën komuniste jugosllave, që po shkërmoqej, e quajti “revolucion antiburokratik”.

Gjithë Millosheviçët e tjerë komunistë fanatikë si ai në Ballkan, më pas nuk dihet përse u ndikuan dhe imitojnë idolin e tyre serb dhe i venë etiketën “revolucion” çdo ambicje dhe përpjekje personale për marrjen e pushtetit me dhunë. Nuk thonte kot Napoleon Bonaparti se “revolucioni është idea, që ka gjetur bajonetat e saj”.

Çdo politikan, që në demokraci ka ardhur nga komunizmi, është i obsesionuar pas revolucionit njësoj si Don Kishoti pas kalorësizmit. Politikanët e ardhur nga komunizmi çdo aventure personale për grusht shteti i venë emrin revolucion. Duket ndjekin mësimin e diktatorit komunis kuban Fidel Kastro, i cili mburrej se e kishte bërë revolucionin me 82 vetë.

Revolucioni vdiq bashkë me partitë komuniste. Por në Shqipëri, ku regjimi komunist më vonë se në çdo shtet tjetër ish-komunist e kuptoi se duhej e ikte, partia që vuri në skenë demokracinë me aktorët nga rradhët e saj, u la amanet mentalitetin dhe frymën e revolucionit të vazhdueshëm komunist.

Për ata, që kanë kujtesë të shkurtër, po përmendim porosinë e famshme të “vazhdimësisë”, që diktatori i fundit komunist i la kryelistës së pasardhësve të vet. Partia vendosi në kolltukun demokratik të pushtetit fanatikët e komunizmit dhe të revolucionit permanent.

E djathta në Shqipëri lindi e kuqe dhe u dashurua pas revolucionit, që vazhdon dhe që marshon.

Çudia e veçantë shqiptare është se harron që revolucionet i bëjnë të majtët dhe jo të djathtët. Një e djathtë, që i bie borive të revolucionit në kohën e demokracisë në një shtet anëtar të NATO-s, nuk është e djathtë, por është komuniste.

Çudia tjetër e veçantë shqiptare është që e djathta e kuqe ka mobilizuar për të bërë revolucionin e saj, kushurijtë dhe pinjollët e familjeve të nomeklaturës më të lartë të regjimit komunist: të Enver Hoxhës, të Hysni Kapos, të Sulo Gradecit, etj. Secili kërkon sojin e vet dhe rikthehet në origjinë. Në politikë kjo quhet restaurim.

Revolucioni si terminologji dhe si objektiv ngroh të majtën e djathtë shqiptare dhe të djathtën e majtë shqiptare me nostalgjinë e kohës së vjetër të bindjes së verbër kolektive te Njëshi.

Populli “revolucionar”, që ëndërron se “Pallati i Dimrit” merret çdo ditë edhe në shekullin 21, duhet të presë derisa në lumin Lana të vijë kryqëzori rus “Aurora” dhe të bombardojë pallatin e Carit.

Çdo i fandaksur pas revolucionit të ri do të vdesë, duke pritur në kohën e pafund të ëndrrës për të parë “revolucionin që marshon” dhe për të pritur revolucionin që nuk vjen, sepse nuk ringjallet i vdekuri. Sepse as Krishti nuk rigjallet më, pa le me kufomat e vdekatarëve të ideologjive të vdekura.

Historia e njerëzimit na mëson se sot revolucionet i hajnë vetëm të uriturit nga stomaku dhe nga mendja.

Next Post
Manastirliu: Aparatura unike në spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme

Manastirliu: Aparatura unike në spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In