• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia me studenten që punonte për t’i bërë ‘like’ kryetarit

by Artan Fuga
20/09/2025 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga 

Si nuk pranova një propozim për temë diplome

Kisha një studente në master. Do bënte një temë diplome, ka ca kohë. Gocë e mirë shumë. 

Por, ende e pamësuar me pislliqet jashtë shkolle. 

I them: Cfarë teme do marrësh? 

Rrjetet sociale për pushtetin lokal. 

Ku konkretisht? 

Për bashkinë ku punoj – thotë. Se ku ishte në një bashki të dorës së dyte! 

Pa më thuaj çfarë bëjne punonjësit atje, që merren me rrjetet sociale? 

Janë nja dhjetë – tha. 

Por çfarë bëjnë? 

Punojnë për komunikimin e bashkisë. 

Konkretisht? – pyeta. 

Po ja tha: Shohin kush shan kryetarin dhe e heqin, kur kryetari shkon diku ose poston diçka, bëjnë like dhe komente pozitive. 

Po tjetër? 

Puna kryesore eshte te shohim se nga qindra e mijëra punonjësit e bashkisë, apo të shërbimeve, ndjekin postimet, çfarë thonë, a mbështesin si duhet, sa like bëjnë në javë. 

Ka kuotë likesh dhe komentesh për secilin nga punonjësit e bashkisë dhe të të tjerëve. 

Ne masim punën e tyre! Kush nuk e bën, humb vendin e punës. Nuk bën detyrën. S’ka pagë. 

Ajo e shkreta më fliste sinqerisht. Sytë më mbushen me lotë. Inati më shkonte në majë të kokës. Më 

foli gjatë. 

E pyes: A mund ta besh këtë punim diplome? 

Po, tha e shkreta,e mira. 

Ti e bëre diplomen, i thashë, ke marrë edhe dhjetë, edhe katër. 

Shqeu sytë. 

Nuk do ta bësh këtë temë, i thashë, ndonëse e dija se do ta bënte shumë mirë, ishte e dobishme sa për të gjitha diplomat e atij viti në gjithë Ballkanin, në të gjithë Evropën. Mund të bëhej një BESTSELLER. 

Po, pse ? – me tha. 

E di unë – iu përgjigja. 

U mërzit! 

Doja ta mbroja studenten time nga ata që po ta bënte atë punim, pa kuptuar se çfarë bënte, do t’i prishnin jetën nje herë e mirë. 

Po ta kishte si diplomë denoncuese do ta mbështesja. Por, ajo nuk shihte ndonjë gjë të keqe, të poshtër, të ndyrë te ajo që ndodhte në bashkinë e saj. 

Ajo që ndodhte në bashkinë ku punonte, i dukej normale. 

Mësuar me të keqen, me pisllëkun. 

Me rrjetet sociale dikastere dhe bashki që përndjekin punonjësit? 

Një studim që do t’a bëja direkt doktore dhe profesore të asociuar po ta kisha në dorë! 

Temë e vërtetë kërkimi, jo bozë e prishur! 

Këtë titull do t’i vija asaj teme diplome që nuk u bë kurrë, veçse u mbajt para meje atë konsultimi. 

Ende kur e kujtoj, më dhëmb shpirti! 

Next Post
“Po sfidon shtetin, e mbyllën dhe e hapën prapë”/ Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal

“Po sfidon shtetin, e mbyllën dhe e hapën prapë”/ Erion Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

Rama me studentët: Hyrja në BE nuk është vetëm formalitet, por ndryshim thelbësor i statusit të Shqipërisë

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In