• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia, “Facebook” fut në sherr bashkëshortët shqiptarë

by A R
06/05/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arturi ka ftuar bashkëshorten e tij, Manjolën në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të emisionit “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjerbrea, për shkak të një gabimi të tij, që ka sjellë probleme në jetën e tyre bashkëshortore.

Ai tregoi se Manjola ka patur një histori të trishtë fëmijërie, pasi në moshën 7-vjeçare i janë divorcuar prindërit. E ëma e braktisi, ndërsa i ati emigroi, duke e lënë atë të jetojë me gjyshërit. Historia e tyre e dashurisë  ka nisur në vitin 2000, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa ai 24 vjeç. Pas 6 muajsh njohjeje, Arturi vendosi të martoheshin, por duke qenë se familjet e tyre nuk e pranuan këtë marrëdhënie, e rrëmbente të dashurën e tij. Pavarësisht të gjithë sfidave dhe peripecive që iu deshën të përballeshin, ata i fuqizonte dashuria e tyre. Ata sollën në jetë dy fëmijë, Samantën dhe Rein dhe ishin një familje e lumtur.

“Unë e falenderoj Manjolën si grua e si nënë sepse bën sakrifica tej mase. Ajo mundohet që të na bëjë të lumtur, të punojmë, të mundohemi që t’i plotësojmë fëmijëve çdo kusht”, shprehu vlerësimin për bashkëshorten e tij Arturi.

Ai rrëfeu se ajo është xheloze, pasi rreth një dekadë më parë, e ka tradhëtuar kurorën bashkëshortore dhe Manjola e zbuloi, por për hir të familjes dhe dashurisë e fali, duke lënë gjithçka pas. Por jetesa e qetë familjare nuk zgjati shumë, pasi Arturi i bëri “like” në Facebook ish të dashurës së tij. Kjo ishte një “thikë pas shpine” për bashkëshorten e tij, pasi mendoi se po e tradhëtonte sërish.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të tij për falje, debatet mbizotëronin në familjen e tyre. Arturi e pranon që e ka lënduar bashkëshorten, prandaj dhe e kishte ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. “E lëndova, por nuk duhej sepse e ka lënduar jeta. Iu nda nga jeta i ati dhe gjyshja që e kishte rritur”, tha i penduar Arturi.

Manjola e ka përjetuar dhe e di se çfarë do të thotë divorci për fëmijët, ndaj është munduar që ta mbajë të lidhur fortë këtë familje. Para pak ditësh ajo festoi datëlindjen dhe vendosi që ta hidhnin pas edhe këtë histori, me shpresën se nuk do të përsëritej më.

Por Arturi ndjente sërish nevojën për t’i kërkuar falje dhe për t’i rifituar besimin, e humbur për të dytën herë.

“Më vrau që humba besimin tek ime shoqe. Atë besim sa më duhet ta rikthej? A duhet kohë? Prandaj i kam sjellë një mesazh që të më besojë që unë  jam ai Artur siç më ka dhe nuk e tradhtoj e nuk kam për ta tradhëtuar. E dua dhe do e dua për gjithë jetën!”, u shpreh ai.

Manjola pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe erdhi në studion “E Diela Shqiptare”. E pyetur se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo tha se nuk e di, por kur pa në ekranin e murit ndarës bashkëshortin e saj, shprehu lumturi.

Arturi – Dua të të përshëndes për sakrificat që ti bën dhe vazhdon të bësh për familjen tonë. Për mua je një bashkëshorte shumë e mirë dhe një nënë e mrekullueshme, pavarësisht që unë të kam lënduar. Prandaj të solla, të të jap këtë mesazh.

Unë të kam lënduar, por ishte një veprim i pavetëdijshëm. Unë të kërkoj ndjesë. Pas vdekjes së babait dhe gjyshes, ti shpeshherë ma ke thënë dhe shprehesh: Artur a më do? Manjol! Unë të dua përgjithmonë!

Manjola – Dashuria ime!

Arturi – Ti për mua je gruaja dhe nëna më e mirë. Të më falësh për “like” që kisha bërë dikur në një vend.

Manjola – Nuk ka rëndësi fare!

Arturi – Unë të dashuroj dhe për mua je gruaja ime më e lumtur!

Manjola – Edhe unë të dashuroj!

Manjola pavarësisht gjithçkaje u shpreh se vijon të ketë besim te bashkëshorti i saj dhe ta dashurojë. Ndërsa Arturi tha se ndihet i çliruar që i shprehu publikisht dashurinë që do t’i shoqërojë derisa të mbyllin sytë.

Në studio ndodhej dhe vajza e tyre 16-vjeçare, Samanta, e cila e përlotur tha se i do shumë prindërit dhe se i ati është shumë guximtar që tregoi gjithçka publikisht./tvklan.al

Next Post
Nëna e re, Kylie Jenner, tregon linjat pas lindjes (GALERI)

Nëna e re, Kylie Jenner, tregon linjat pas lindjes (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In