• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e trishtë e Stelës, vajzës që u vra nga vëllai i biznesmenit Dervishaj

by A R
05/06/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmë vonë, teksa tentonte të zbriste nga makina e tij është ekzekutuar në lagjen “Pavarësia”, të Vlorës biznesmeni i kafesë, por jo vetëm Vasil Dervishaj.
Ndërsa pistat ku po heton policia nuk lidhen vetëm me konkurencën, por edhe për prishjen e pazareve të drogës, të tjera detaje mësohen për lidhjet e tij dhe ngjarje të tjera kriminale që kanë të bëjnë me familjarët e tij.

“BalkanWeb” mëson se Vasil Dervishaj, baba i një fëmijë është gjithashtu vëllai i Berlin Dervishajt, i cili para 12 vitesh vrau një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie, të njohur me emrin “Stela” për publikun e gjërë, pasi kjo e fundit vendosi të denonconte në TV faktin që ishte “spiune” e policëve të Vlorës, e për rrjedhojë kishte futur shumë njerëz në burg nga ky bashkëpunim.

Vëllai i viktimës, Vasil Dervishaj, Berlini u dënua me 8 vjet e 4 muaj burg për vrasjen e “Stelës”, (Joana Dudushi) ndërsa policia e Vlorës e ka përjashtuar këtë ngjarje nga pistat e hetimit për vrasjen e mbrëmshme. Ata janë fokusuar më së shumti tek prishja e pazareve të drogës, pasi Vasili ka qënë edhe më herët i dënuar për shkaqe të tilla, por nuk përjashtojnë as një konflikt të mëparshëm që ka pasur me një tjetër tregtar kafeje.

Vrasja e Joana Dudushi apo “Stelës” ndodhi në vitin 2005 në Vlorë, pak pasi denoncoi 4 efektivë të policisë publikisht. Ajo akuzonte policët e Vlorës se i kishte ndihmuar të fuste në burg persona në mënyrë të padrejtë, në mënyrë që të përfitonin ryshfete për lirimin e tyre.

Dudushi, nënë e një foshnje disa muajshe, u qëllua me thikë në zemër dhe më pas është hedhur në det. Vajza e re, që bëri denoncimin në emisionin “Fiks Fare”, u detyrua për shkak të presioneve të tërhiqej nga ato që kishte thënë në gjykatë.

NGJARJA E NDODHUR NË VITIN 2005
Joana Dudushi, 17-vjeçe pranon se është bashkëpunëtore e Policisë së Shtetit, duke futur në burg njerëz të pafajshëm, për t’i marrë më pas paratë. Denoncimi i rrallë u bë në “Fiks Fare”, ndërsa vajza e njohur me emrin “Stela”, ka pranuar publikisht në emision se ka qënë “spiune”, por jo me qëllimin e futjes në burg të të implikuarve, por të njerëzve të thjeshtë. Ajo thotë se ka realizuar dy punë, kameriere në disa nga lokale si dhe spiune ne Policine e Vlores, ku nga puna e dytë i ka sjellë mjaft të ardhura inspektorëve të policisë. Joana Dudushi, 17-vjece. Vajza “spiune” tha se dinte edhe kodet e brendshme të oficerëve. Ajo deklaroi para kamerës se Genti Dervishi e ka kodin 54, gjë të cilin e vërtetoi edhe vetë shefi i Antitrafikut, ndërsa agjenti i tij, Marjoli, 54,12.

RRËFIMI I STELËS
“Historia ime nisi nga papjekuria. Më pëlqenin minifundet, diskot, ndërsa familjarët nuk më lejonin. Një ditë, në kohën që sapo kisha mbaruar klasën e tetë, xhaxhai më qëllon me pëllëmbë, pasi më kishte parë të veshur në mënyrë ekstravagante, me minifund”.

Sipas saj, pasi xhaxhai i kishte qëlluar, para shtëpisë së saj kalon Alket Tafo, një oficer i policisë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Vajza thotë se ai e kishte pyetur se përse po qante, ndërsa Joana u përgjigj se e kishte qëlluar xhaxhai. Pas kësaj oficeri i kishte rekomanduar të futej brenda, të bëntë ca shenja të dukshme në trup dhe të shkonte në polici dhe të denonconte veprimin e xhaxhait. “Pas rekomandimit të oficerit shkova në shtëpi dhe godita fytyrën me unazë si dhe në të gjithë trupin”,- thotë vajza. Në dhomë mori 129 dhe realizoi denoncimin. Shkoi në komisariat dhe para oficerit të policisë Alket Bello, realizoi kallëzimin, ndërsa shefi Marjan Hasani urdhëron mjekun ligjor që të mundohej për të zmadhuar rrahjen. Ky i fundit nga plagosje e shndërroi në plagosje të lehtë.

POR CFARË THOSHTE POLICIA
Genti Dervishi, shefi i Antitrafikut në Vlorë, deklaronte se vajza nuk ka qënë asnjëherë pjesë e policisë, dhe as spiune. Ai tha se ajo është shoqëruar si prostitutë së bashku me shoqen e saj, Marsela Tufa. Veprimtarinë e Joanës e di edhe gjyshja e saj. Para kamerave ajo tregoi se Alketi së bashku me disa policë të tjerë i kishin premtuar Joanës se do ta çonin në Akademinë e Policisë në Tiranë. “Ata e kane futur që të fuste në kurth njerëzit”, tha gjyshja.

VRASJA E JOANËS
Derlin Dervishaj ka pohuar se e ka vrarë Jonanën me thikë, pas mesazheve bezdisëse dhe kërcënimeve të kësaj të fundit. “Rreth orës 2 të natës më erdhi një mesazh nga Joana, ku më shante mua dhe të dashurën time. Nuk e ruajtja më qetësinë. I thashë të dashurës se do ta rregulloja njëherë e mirë këtë punë dhe u nisa në drejtim të kabinës, megjithëse ajo u mundua të më ndalonte”,- ka rrëfyer në polici Derlin Dervishaj. Tek kabina e plazhit të vjetër kishte takuar Joanën, ku i kishte kërkuar që ta linte rehat. “Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxora thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë. Nuk mbaj mend se sa”,-ka rrëfyer i akuzuari. Më pas, ai ka shtuar se ka ecur në rërë përgjatë bregdetit, ka ngulur thikën fort në rënë, derisa nuk dukej më. “Ika në shtëpi, ku u lava dhe u mundova të qetësohesha, por në mëngjes erdhi e më kërkoi një polic. Menjëherë e kuptova se gjithçka do të zbulohej”,-ka përfunduar i akuzuari për vrasjen e Joana Dudushit.

Next Post
Gjonaj në Bundestagun gjerman: Pse Shqipëria e meriton hapjen e negociatave!

Gjonaj në Bundestagun gjerman: Pse Shqipëria e meriton hapjen e negociatave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In