• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e trishtë, djali rrëfen dashurinë platonike (dhe apeli për vajzën që se takoi kurrë)

by A R
14/02/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori dashurie plantonike por me fund jo të lumtur është treguar ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Ari Bajrami është një djalë i ri 27 vjeç, i cili 9 vite më parë kur jetonte si emigrant në Greqi, bisedonte në telefon me Silvanën, një vajzë nga Tirana. Ai zgjodhi pikërisht ditën e Shën Valentinit për të rrëfyer se prej dy vitesh nuk ka komunikuar më me Silvanën dhe se ndihet i shqetësuar për mirëqënien e saj, duke pasur parasysh dhe problemet që ajo kishte sidomos dhe pas humbjes së prindërve.

“Fund gushti 24 , 2008 – isha emigrant i paligjshëm në Greqi, 18 vjeç, jetoja me familjen. I bija numrave shqitarëve, ishte si një dëshirë e imja që të njihja vajza të vendit tim. Bëra tre telefonata. Te e dyta ishte telefonata që i bëra Silvanës. Më tha: Kush je? Dhe më mbylli telefonin, por pastaj i çoja mesazhe. Filluam flisnim, i tregoja gjërat e mia, ajo më tha jam 17 vjeç, 1 vit më e vogël  se unë. Shkëmbimi telefonik i yni zgjati 2 ditë. Më pas pranoi që të kishim një lidhje në distancë, thjeshtë duke folur në telefon. Ajo më tha që do t’i tregoj prindërve për lidhjen. Më tha që jetonte në Kombinat, e që vinte nga një fshat i Tiranës. Shkollën e kishte ndërprerë në vitin e dytë gjimnaz, dhe arsyen nuk e mbaj mend…”

Ajo më tha që duhet t’i tregonim familjeve. Unë pranova. Babai i Silvanës nuk pranoi se unë vija nga një fshat i Gramshit dhe prandaj nuk më donte. Kaluan disa kohë, dhe lidhja jonë u bë më e fortë dhe më e sinqertë. I kërkova takim Silvanës, por ajo më tha nuk e bëj dot pa dijeni të familjes. Vendosëm një ditë takimin që unë të vija nga Greqia. Gabimi më i madh ndodhi kur erdha në Tiranë. Ishte viti i ri 2011 dhe ajo më tha do festoj me të shtëpisë pastaj pas orës 00:00 do takohemi. Unë pranova dhe në fillim dola të festoj me miqtë e vëllezërit, kur shoh telefonin kisha 27 thirrje të humbura nga Silvana. E mora mbrapsht për 4 ditë rresht por nuk ma hapi telefonin. M’u desh të kthehesha në Greqi. Por më vonë filluam të flisnim sërish në telefon. Ajo më kalonte ato që sipas saj ishin nëna, motra, kushërira.

Ishe i sigurtë që ishte nëna e vërtetë e Silvanës me të cilën flisje?

100% i sigurtë nuk mund të jem por unë gjithnjë me atë kujtoja se flisja dhe i tregoja se e doja Silvanën. Vetëm me babain e saj nuk kam folur.

Mendon se qëndronte gjithë kohës e mbyllur?

Kështu më thoshte. Edhe pasi babai nuk më pranoi, ai nuk e dinte që ne vazhdonim të flisnim.

Cila ishte arsyeja që nuk takoheshit asnjëherë sa herë e linit?

Po se unë duke qenë dhe emigrant, doja të vija, por më kapte policia. Kjo ishte nga ana ime. Ndërsa 2 herë nuk u takuam prej saj. Sespe më tha nuk mund të dal dot, sepse babai nuk pranonte lidhjen dhe nuk gjente motiv për të dalë.

Ç’ndodhi me jetën e saj që ti u bëre kaq merak?

Me Silvanën i kishim marrëdhëniet shumë të mira, kur një ditë që caktuam ditën e takimit, më merr në telefon dhe e përlotur më thotë: Babai ka bërë aksident. Më merr në telefon më vonë dhe më thotë që babai është rëndë. Më tha: “Nëse më ndërron jetë babai mos më merr më”. Dhjetori 2013 ishte moment i vështirë për mua dhe atë, sepse edhe asaj dhe mua më vdiq babai. Ajo më thoshte që urdhrin e babait nuk e vë kurrë në diskutim. Pasi kaluan disa muaj, në shtator të vitit tjetër filluam të flisnim sërish kur më tha që edhe nënën e kishte rëndë, dhe kur nëna e saj u nda nga jeta në nëntor 2014, atëherë ishte dhe telefonata e fundit e jonë.

Çfarë do i thoje Silvanës tani?

Silvanës nuk i kërkoj shumë gjëra. Nëse sot ajo jeton dua të më bëjë thjeshtë një telefonatë. Thjeshtë ta di a jeton sepse në telefonatën  e fundit më ka thënë: Me gjërat që më kanë ndodhur nuk e dua jetën më./a.m.

Next Post
Gati ligji organik për Presidentin, ja si mund të shkarkohet kreu i shtetit

Ekspertët e Kuvendit: Procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri në Maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In