• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Historia e të riut shqiptar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë hap debat në Francë: Më pyetën se cila është feja ime

by Java News
01/09/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e një 25-vjeçari shqiptar është kthyer në kryefjalë së fundmi në Francë, duke hapur dhe një debat të madh politik.

I riu shqiptar ka jetuar në Francë prej 12 vitesh, por autoritetet francëze i kanë refuzuar nënshtetësinë me arsyetimin se nuk njihte emra të caktuar ministrash apo elementë të historisë së Francës.

Me diplomë profesionale, dy punë me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”, por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, Antoine (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.

“Le Parisien”, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë.

Shkrimi i plotë:

“Ai është një djalë 25-vjeçar i ardhur nga Shqipëria në Francë që në moshën 14-vjeçare. Me familjen e tij, ai fillimisht fjeti në rrugë për disa muaj, pastaj gjetën strehim në Limoges. Djali tashmë ka një diplomë franceze në një shkollë profesionale. Ka punuar si kamarier për një kohë në një restorant dhe në të njëjtën kohë krijoi biznesin e tij të pastrimit të makinave. Pas njëmbëdhjetë vjetësh në Francë, ai aplikoi për shtetësi dhe u thirr për një test me gojë mbi historinë dhe kulturën franceze, dhe për fat të keq për të, ai dështoi. Ai kërkoi shpjegime dhe prefektura ia ktheu listën e pyetjeve që nuk kishte mundur t’i përgjigjej. Dhe rezulton se ato nuk ishin pyetje aq të lehta. Ai u pyet se ku janë Arromanche (një nga plazhet në Normandi) dhe Nouméa (në Kaledoninë e Re). Ai u pyet se kush ishte Edith Cresson, kryeministre e Francës në 1988, etj.” shkruhet në Le Parisien, e cila saktëson se i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht pa të meta dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal.

Gazeta u bëri të njëjtin test dy studentëve francezë, dy djem mësuesish: Ata nuk mund t’i përgjigjeshin gjysmës së pyetjeve të testit. Ata nuk e njihnin Edith Cresson dhe nuk e dinin se ku ishte Arromanche.

Një aplikim për nënshtetësinë franceze përfshin një intervistë në prefekturë, në të cilën kandidatëve u kërkohet të demonstrojnë njohuri për historinë dhe kulturën e Francës, si dhe të demonstrojnë asimilimin e tyre dhe aderimin ndaj vlerave të republikës franceze. Ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka test me shkrim përkundrazi është një intervistë personale me një punonjës në prefekturë.

“Pas disa pyetjeve për historinë e Francës – të cilave i riu përgjigjet mire – Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Napoleoni, Marseillaise, pyetje rreth Limoges dhe Limousin intervista ndryshoi papritur në një seksion që prek jetën e tij private. Zyrtari më pyeti se cila ishte feja ime, çfarë mendoja për Karim Benzeman apo edhe nëse preferoja Francën apo Shqipërinë. Më vjen keq që nuk arrita ta filmoj intervistën”, thotë i riu shqiptar.

Antoine pohon gjithashtu se pyetjes për numrin e shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk i është përgjigjur asnjëherë “110”, por “27”.

“Është e drejta e tyre të refuzojnë që të më natyralizojnë, por nuk mund të pranoj që gjëra të rreme janë shkruar në procesverbal dhe që më bëhen pyetje të paligjshme ose të padrejta”, argumenton ai.

Gazeta i ka shkuar deri në fund hetimit të rastit dhe ka parë se ka shumë mospërputhje në procesverbale. Gazetarët i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt në Francë (DGEF) dhe prefekturës Haute-Vienne por ata nuk kanë dhënë përgjigje.

“Përballë këtyre mospërputhjeve, të dy autoritetet nuk dhanë përgjigje. DGEF përfundimisht na ktheu në prefekturën Haute-Vienne. Me gjithë kërkesat tona të shumta, prefektura u mjaftua duke na kujtuar dekretin që përcaktonte kushtet e intervistës, duke shtuar se “nuk ishte provim. Nuk pritet as një pyetësor standard dhe as një pikë minimale dhe pyetjet e bëra, të cilat marrin parasysh gjendjen e aplikantit (niveli i arsimimit, situata social-profesionale, kohëzgjatja e qëndrimit në Francë), më së shpeshti u referohen elementeve të përfshira në broshurën e lartpërmendur”, ishte përgjigja për Le Parisien.

Antoine ka bërë ankim ndaj vendimit të prefekturës, organet kompetente kanë dy muaj kohë për të dhënë vendimin e tyre.

“Shefi im do që unë të marr përsipër restorantin ku kam punuar për pesë vjet. Por nuk bëhet fjalë që unë të hyj në borxh deri në një milion euro duke blerë biznesin vetëm me leje qëndrimi”, argumenton i riu 25-vjeçar.

Edhe reagimi qytetar ka qenë shumë i fortë. Është krijuar një grup i madh njerëzish që mbështesin hapat ligjorë që ka ndërmarrë i riu shqiptar për ta ankimuar çështjen te autoritetet.

“Nuk është e rastësishme, është arbitrare. Rastësisht ka shumë njerëz që nuk i kushtojnë vëmendje politikës së vendit”.

“Kjo tregon rrugën e përshkuar (në drejtimin e gabuar) nga Franca vitet e fundit për të gjitha çështjet e emigracionit”

“Si mund të skualifikohesh për fenë? Laicizmi garanton të drejtën e adhurimit, nuk ka përgjigje të gabuar pavarësisht se çfarë përgjigjesh.”

“Në thelb, agjentit nuk i pëlqente fytyra e tij ose kishte inat ndaj shqiptarëve (albanofobia, nëse është një fjalë e vërtetë, është goxha e zakonshme në Ministrinë e Brendshme) ndaj ajo donte që ai të merrte këmbët në rrogoz.”, janë disa nga reagimet e qytetarëve për mediat./f.s

Next Post
Tregu i sigurimeve regjistron mbi 13 miliardë lekë më shumë se në janar-korrik 2022

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In