• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e shqiptarit që habiti zvicerianët… nga punëtor në drejtues kompanie ndërtimi

by Java News
17/10/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E kishte nisur krejt rastësisht. Ndërtimtaria, puna të cilës i kishte hyrë ai, dukej më shumë se një sfidë, një aventurë. Dhe këtë sfidë ai e nis në Cyrih, në marsin e vitit 2011.

“Kisha fat që mësova zanatin nga një njeri që ka punuar në ndërtimtari sepse ky nuk ishte zanati im“, fillon me rrëfimin për albinfo.ch, Selman Bici, me origjinë nga Mazgiti i Kosovës.

img_9655-586x389

Pas 10 viteve sa kishte punuar si saldues, kishte filluar si punëtor i thjeshtë në ndërtimtari dhe shumë shpejt, pas dy javëve ia arrin të mësojë zanatin e mjeshtrit. Mandej, pas 6 muajve shefi i kishte sugjeruar që të themelonte një firmë ndërtimtarie.

Bici nuk e kishte idenë e as guximin se do të mund t’ia dilte që nga punëtori i thjeshtë në ndërtimtari  të arrijë të marrë punë nga Anliekeri, një firmë me renome zvicerane që zhvillon plane, ndërton, mirëmban dhe ofron pasuri të patundshme. Punën te Anlikeri e kishte siguruar nga një firmë ndërmjetësuese, si të gjithë ndërtuesit tjerë.

img_9662-586x389

Madje, ai ka arritur të nisë karrierën e tij në ndërtimtari me një projekt të madh ndërtimi në Cyrih, ndërtimin e pjesës veriore të spitalit Triemli . Atij ose firmës së tij  E&E BauGmbH ia besuan ndërtesën 18 katëshe. „Ishte projekti më i madh ngase isha krejt në fillim të kësaj veprimtarie, në ndërtimtari“, thotë Selman Bici..

img_0156-586x389

Ai ishte i sigurt, dhe nuk kishte kthim më prapa. Mobilizoi vetëm 7 punëtorë dhe ia nisi ngritjes së spitalit në Triemli, projekt i filluar me 2 muaj e gjysmë vonesë, për shkak të shpimeve që morën kohë për të vënë bazën e kësaj ndërtese.

Ndërtimtari nga Kosova gjeti mënyrat për të arritur me kohë karshi punëdhënësit duke realizuar projektin në dy etapa duke mbërritur në dhjetor që të kenë 16 ditë plus.

  • Realizon planet para kohe

Puna rekorde që bëri firma e Selmanit të befasonte punëdhënësin, përkatësisht Anlikerin. Shefi kryesor i kësaj firme prestigjioze në Cyrih e ka ftuar Selman Bicin në një takim për shprehur habinë se si ka arritur me të realizojë projektin para kohe.  Prej atij momenti Selmani fitoi simpatinë e ndërtuesve zviceranë përkatësisht fitoi të drejtën për të marrë punë dhe projekte nga dora e parë nga Anlikeri.

Kuota e ndërtimeve të parakohshme që i realizonte Selmani ishte nga 2 deri 4 muaj. Moti i keq, me shi apo me borë, nuk e ka ndalur ekipin e tij për të realizuar projektet para kohe. „Nuk jemi ndalur. Por kjo, falë edhe ekipit të punëtorëve“, thotë Selmani..

“Për dy aspekte i kam punëtorët të pazëvendësueshëm. Ngase ata punojnë në një kohë të vështirë të sektorit të ndërtimtarisë në Zvicër. Për shkakun se po zhvillohet një lojë e ndytë dhe një konkurrencë jo lojale që nuk ta merr mendja. Bëhet fjalë për kryesit e punimeve. Edhe ne e kemi një limit te çmimeve, por ndodh që vjen dikush dhe ofron çmim minimal. Te ne nuk mund të lejohet që 2-3 punëtorë të deklarohen me letra edhe 20 të tjerë në të zezë ngase ne mendojmë edhe për kohën e pensionit të tyre“, thekson Selman Bici.

Krejt këtë ai  e ka arritur me transparencë të plotë me punëtorë legalë dhe me pagesa të mira, që tejkalon edhe kontratën kolektive. Madje loja me çmimet shkatërruese dhe presioni, bëri që Selmani të përshëndetet me Anlikerin në fillim të 2015.

Por, Selmanit i paraqitet sërish shpëtimtari. Ish-shefi i Anlikerit, i cili e ka orientuar në një firmë tjetër. Kontakti i ri ka bërë që Selmanit t’i besohet një projekt tjetër serioz, ndërtimi i një qendre tregtare shumë të njohur edhe për shqiptarët „Letzipark“ në Alstetten të Cyrihut.

Oferta mbërriti në zyrën e firmës së Selmanit. Por, ai kishte telashe se çfarë çmimesh të ofronte në këtë bashkëpunim të ri, për shkak përvojës së keqe me çmimet. Zbritjet prej 15 për qind nuk i ka pëlqyer punëdhënësi i ri Baltensperger AG. Ai nuk ia kishte pranuar çmimet e ulëta. „Kjo më ka bindur se ende ka firma serioze në Zvicër“, thotë Selmani.

Sfida e dytë për Bicin ishte frikësuese. Ajo ishte super sfidë dhe për këtë arsye  Selmani kishte kërkuar përforcim nga Isa Cakolli, një ndërtues tjetër shqiptar në Winterthur. Ai mori për detyrë që Qendrën tregtare Letzipark ta ndërtonte me materialin e vet ndërsa vetë kishte vetëm veglat e punës dhe helmetat. Për këtë arsye kërkoi përforcimin e Isa Cakollit me firmën e tij ICB Bodentechnik GmbH.

  • Konkurrenca në mesin e shqiptarëve është jo korrekte

Ata arritën që edhe projektin e Letziparkut ta ndërtojnë para kohe edhe përkundër vonesave që ia kishte shkaktuar Steiner.

„Projekti i Letziprakut ka qenë mjaft i vështirë por kemi bërë art“, rrëfen për sfidat në fillim. Selmani i premtoi në muajin maj punëdhënesit „Baltensperger“ që do ta përfundojë projektin 8 katësh deri në dhjetor. „Këtë e kemi arritur në dhjetor duke kryer pllakën e fundit duke mos e ndalur kurrë qarkullimin e veturave derisa sa është kryer projekti“, tha Selmani. Krejt kjo punë e suksesshme i ka siguruar me automatizëm firmës së tij projekte tjera të mëdha ndërtimore.

“Shqiptarët janë duke ndërtuar në Zvicër. Në Letzipark kanë qenë 90 për qind të punëkryesve shqiptarë, por ne nuk e gjemë kompromisin për bashkëpunim. Ne shqiptarët nuk e duam bashkëpunimin, ashtu  sikur edhe politikanët“, thotë Selmani duke qenë i hapur për bashkëpunim.

Aktualisht po punon me projekte tjera me BVT dhe me Frütiger, në Banhofstrasse në Cyrih, Matenhoff, etj.

5/1

„Më së paku kam dëshirë të qëndroj në zyre“

Selmani kurrë nuk ka bartur kravatë. Duke buzëqeshur thotë se vetëm kur ishte martuar ishte parë me kravatë, përndryshe kurrë nuk e shihni pa rroba të punëtorëve. Selmani ka migruar në Zvicër në vitin 1994, si azilkërkues, fillimisht në Bülach.

„E kaluara ime nuk është pa një angazhim timin politik, ku jam munduar të jap kontributin tim në forma dhe mënyra të ndryshme.

Ai nuk e fsheh dhe tregon se punën e parë e kishte bërë si enëlarës në Hotel “Crone”, ndërsa ka rrëfyer për padrejtësitë që kishte përjetuar për punën që kishte bërë. Pas punës në hotel fillon në ndërtimtari me një firmë zvicerane. Shumë shpejt arrin të bëhet udhëheqës i punëtorëve por pëson një aksident jo edhe të lehtë. Por mund të thuhet se kjo për të ishte fat në fatkeqësi ngase i shpëton rënies së pjese të liftit disa kilogramësh mbi kokë. Selmani rrëfen për ngjarje që i kanë shkaktuar dhimbje pas aksidentit. Tregon për trajtimin jo të mirë në spital për largimin pa të drejtë nga puna dhe për telashet me kompanitë e sigurimit.

Deri në vitin 2001, ai ka „luftuar“ me firmën dhe kompanitë e sigurimeve, ku edhe del triumfues nga kjo padrejtësi që i është bërë Selmanit pas atij aksidenti fatkeq. Nga viti 2000 fillon punë si saldues deri në projektin e parë ndërtimor që e solli deri këtu Selmanin dhe firmën e tij ndërtimore.

Firma e tij numëron mbi 50 punëtorë dhe po rritet vazhdimisht derisa oferta për të nuk kanë ndalur.

/Publireportazh/ albinfo/a.k

Next Post
Ambasadori Minxhozi: Shqipëria e Kosova tashmë janë unifikuar

Ambasadori Minxhozi: Rama foli në interes të Kosovës, të mos i fryjmë një zjarri që nuk ekziston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In