• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e shëmtuar e spiunëve që promovohen nga partitë

by Ilva Tare
26/09/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 1 vit e gjashtë muaj më parë, në 30 prill të 2015 Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj që më në fund do të pengonte  bashkëpunëtorët e sigurimit të bënin karrierë politike, partiake dhe institucionale. Por prej ditës kur qeveria emëroi drejtuesen e Autoritetit për Informimin, në dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit nuk ka ndodhur më asgjë. Asgjë. Jo vetëm dosjet që nuk janë hapur, por as komisioni me 5 anëtarë i Autoritetit nuk ekziston, si pasojë e vullnetit të munguar të parlamentarëve aktualë, që me gjasë ruajnë të shkuarën e tyre por edhe të miqve e bashkëpunëtorëve.

Edhe pse ligji falë lobimit të “të prekurve” nga pasojat e tij e përjashtoi lustracionin, që do të ishte mënyra më e mirë për t’i pastruar institucionet publike, do t’i furnizojë ato me informacion mbi të shkuarën me apo dosje të kandidatëve përkatës. Debati i zhvilluar shpesh për qajse të kujdesshme ndaj së shkuarës dhe frikës së hakmarrjes është një alibi e vetë mbajtësve të këtyre dosjeve, të cilët ja kanë dalë që edhe gjatë dekadave të demokracisë të infiltrohen në struktura partiake dhe majat e pushtetit.

Sikundër është edhe dështim i shoqërisë civile dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut që janë nëpërkëmbur nga këta individë në të shkuarën komuniste. Është edhe fitore e turpëruese për “viktimat” e dosjembajtësve, që padrejtësisht vazhdojnë të ngrenë postblloqe duke shkelur ligjet e miratuara. Si mundet Kuvendi të mos miratojë strukturën e një Autoriteti të sanksionuar me ligj për më shumë se një vit më parë? Interesat vetjake nuk mund të dalin mbi ligjin pavarësisht mungesës së vullnetit për t’u vetpastruar, sidomos pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ku me gjasë mercenarët e djeshëm janë të vlefshëm edhe për politikën e sotme me mentalitet po aq komunist sa gjatë diktaturës.

Përse është kaq e vështirë për klasën politike shqiptarë të largojë njerëzit me dosje nga radhët e saj? Por edhe nëse justifikimi është lidhja shumë e ngushtë shpirtërore, ligji në Shqipëri duhet të jetë mbi të gjithë dhe zbatimi i tij nuk do të jetë më cështje e vullnetit individual. Reforma në drejtësi është e vërtetë që mori pjesën më të madhe të energjive të Kuvendit dhe të aktorëve kryesorë politikë në vend, por angazhimi për të respektuar ligjet e miratuar po nga këta deputetë duhet të përkthehet në vullnet të prekshëm edhe për shkak të drejtësisë së re që do të fillojë të ngrihet në vend.

Ish-spiunët kanë qenë dhe janë aktivë e shumëpërdorimësh, sic besohet gjerësisht, së pari për nivelin pështirues të servilizmit të tyre ndaj Kryetarit të radhës së partisë dhe së dyti për shkak të “kapjes” përmes së kaluarës së tyre. Në ditët e sotme ata dhe ato që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e shtetit kanë bërë zgjedhje individuale, disa të qortueshme dhe disa të pranueshme. Por, kjo është analizë e moralit të gjithsecilit, që nga pikëpamja ligjore nuk ka asnjë vlerë.

Kategoria e njerëzve që i kanë ende dosjet në arkivat e shtetit, të cilat besohen se janë prekur dhe deformuar gjatë viteve që pasuan diktaturën duhet të jenë të detyruar të largohen me ligj nga jeta publike. Dhe me jetë publike nënkuptohet përshfirja në struktura partiake dhe institucionale, këshillimi i krerëve partiakë majtas, djathtas, në qendër, pjesëmarrja me analiza në shtypin e ditës dhe shumë mënyra të tjera që ata shpikin për të “helmuar” ende opinionin publik.

Next Post
Këngëtarja Greta Koçi feston ditëlindjen, ”mbush sërish 16 vjeç”

Këngëtarja Greta Koçi feston ditëlindjen, ''mbush sërish 16 vjeç''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In