Bardhyl Reso i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregoi historinë e Sali Berishës me mjekun neuropsikiatër shqiptar Ulvi Vehbiu.
Reso u shpreh se doktor Vehbiu ishte mjeku psikiatër që kuronte Berishën në kohën e komunizmit, ndërsa tregon një rast kur neuropsikiatrin donin ta transferonin në Elbasan.
“Sali Berisha dhe në rininë e tij ka pasur një shfaqje dëlirante. Kur do bëhej qarkullimi i pedagogëve në kohën e komunizmit për të rifreskuar kuadrot, në mbledhjen e partisë, ishte dhe Saliu, sekretar partie i kardiologjisë.
Siç ishin mbledhur të gjithë doktorët, u vendos që meqë profesor Ulvi Vehbiu nuk kishte lëvizur asnjëherë, ta çonin për qarkullim në spitalin psikiatrik të Elbasanit.
Por filluan debatet: “Jo si ta largojmë profesorin, pedagogun e lëndës kryesore të psikiatrisë?”
Ilir Gjylbegu, obstetër gjinekolog, i thotë:
“Më falni unë kam një vërejtje. Po mirë kush do ta kurojë Berishën po e çuam Ulvi Vehbiun në Elbasan?”
Nuk e kishte me shaka, e kishte me të vërtetë sepse ai e dinte që Berisha ishte pacient i Ulvi Vehbiut”, u shpreh zoti Reso.