• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e rrallë, si vranë veten 2 shoqet e ngushta shqiptare në moshë të mitur

by Java News
04/06/2018 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvrasja e dy shoqeve nga Prizreni është një ngjarje ende e pazbardhur dhe plot mister. Kështu, gati një muaj pasi një nxënëse e shkollës së mjekësisë u hodh nga kati i pestë i një ndërtese, e pas dy javësh edhe shoqja e ngushtë, Prokuroria në Prizren po heton disa pista që mund të kenë çuar deri në vdekjen e dy të miturave. Shantazhi dhe shtytja në vetëvrasje, këto janë dy nga pistat të cilat po hetohen nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. Këtë fakt e ka konfirmuar për Express, kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala.

“Jemi duke mbledhur informacione. Sot e kemi pasur takimin me hetuesit e rastit, dhe kemi dhanë udhëzime se çka me siguruar. Goxha jemi duke hetuar në atë drejtim. Nuk mundemi ende me dal me ndonjë konstatim”, ka thënë ai përmes telefonit. Ai ka treguar se në cilësinë e dëshmitarëve deri me tani janë intervistuar dhjetëra dëshmitarë. “Kemi intervistuar shoqe, shokë dhe familjarë. Me duket edhe drejtori dhe disa profesorë”, tha kryeprokurori Shala. Kujtojmë se ngjarja e parë ndodhi më 8 maj në Prizren, kur viktima 16 vjeçe u hodh nga kati i pestë i një ndërtese. Pak javë më vonë, më 25 maj, nga kati i shtatë i një tjetër ndërtese u hodh edhe shoqja e saj e ngushtë.

Viktima e parë kishte vizatuar në bankë një dorë e më pas e kishte kryer aktin. Pak ditë më vonë, një dorë tjetër ishte vizatuar nga viktima tjetër, e cila pasi kishte përfunduar mësimin kishte vrapuar drejt ndërtesës nga e cila dhe u hodh. Ndërkohë, një tjetër nxënëse e kësaj shkolle ka përfunduar në psikiatri. Nga ana tjetër, banorët në Prizren kanë thënë për T7, se në qytetin e tyre janë duke funksionuar disa banda kriminale që po i shantazhojnë të rinjtë në këmbim të parave. Por, dyshime të tjera ka hedhur në dritë një aktiviste e shoqërisë civile. Lyde Malsori, në një reagim të saj pas dy tragjedive, ka përmendur një ekskursion të nxënësve të shkollës së Mesme të Mjekisë “Luciano Motroni” në Prizren.

“Video të ndryshme qarkullojnë mes nxënësve ku dyshohet të jenë edhe profesorët të përfshirë!!!”, thotë ajo për ekskursionin, por pa treguar përmbajtën e tyre. “ÇFARË KA NDODHË NË ATË EKSKURZION??? ASKUSH NUK MERRET ME KËTË TRAGJEDI!!! As ne jo????!!! Edhe sikur të jenë vetëvrasje të lira(çfarë dyshoj fortë), policia e Kosovës duhet ta sqaroj këto raste deri në detajin e fundit, pa lënë dyshimin më të vogël!!!”, ka shkruar Malësori në ‘Facebook’. Pavarësisht këtyre reagimeve, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka hedhur poshtë pretendimet se çfarë mund të ketë ndodhur në ekskursion. “Nuk ka diçka të tillë. Po ka edhe spekulime. Por deri me tani nuk kemi gjetur diçka. Porse gjitha drejtimet janë duke u hetuar”, tha Admir Shala.

ma.me

Next Post
Presidenti i Qipros nderon Eleni Foureiran, këngëtarja: Krenare që ju përfaqësova

Presidenti i Qipros nderon Eleni Foureiran, këngëtarja: Krenare që ju përfaqësova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In