• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia e rrallë/Si i shpëtuan shqiptarët hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore?!

by Java News
27/01/2019 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mëngjesin e 27 janarit 1945 kampet e Auschëitz-Birkenaut ende mbanin brenda rreth 7,000 të burgosur. Shifrat tregojnë se mbi një milion të deportuar u vranë atje, ndërsa afro 6 milionë hebrenj u shfarosën në te gjitha kampet e vdekjes ngritur kudo në Europë.

Në disa vende, popullsia i dorëzoi vete hebrenjtë në duart e nazistëve ndërsa pati popuj të atillë që i strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Ne analet e historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri.

Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj. Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të vetëdorezohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë penalizime. Në atë kohe një vogëlushe 6 vjeçare, Annie se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj. Po si vazhdon më tej historia?

“Isha vetëm 6 vjeç e gjysmë. Një frikë e madhe na kapi, mua, motrës dhe vëllait. Një mik i babait na mirëpriti, por vetëm për pak ditë. Policia bullgare, e cila bashkëpunonte atëherë me nazistët kontrollonte çdo skutë për hebrenjtë. Ndjeheshim të pasigurt. Mbaj mend ishte shumë ftohtë. Çfarë terrori ndjenim. Më pas doktori na çoi në një familje shqiptarësh me emrin Meliqi. Na shpëtuan”, tregon Annie Altaratz, e mbijetuar e Holokaustit nazist.

Një familje shqiptaresh në Shkup me mbiemrin Meliqi, mori përsipër t’i dërgojë ata në Shqipëri. Familja e xhaxhait të Annie, i priste në Tiranë. Por derisa të mbërrinin në kufi, nuk ishte aspak e lehte. U duhej të ecnin natën pa hënë, e të pushonin ditën për shkak të kontrolleve policore.

“Babai im u angazhua përmes dashamirësve. Krejt rreziqet i ka marrë përsipër”, tregon Ramadan Meliq, djali i shpëtuesit Veli Meliqi.

Annie Altaratz dhe familja e saj u strehua dhe gjeti shpëtim për disa muaj në shtëpinë e familjes se Hamdi Ferhatit në Tiranë, pikërisht në marsin e vitit 1943, në kohen më të errët të terrorit nazist. Po si e kujton i biri këtë ngjarje megjithëse babai i tij gjatë periudhës komuniste nuk guxoi kurrë t’u fliste fëmijëve për këtë sjellje fisnike ndaj kësaj familje hebreje të rrezikuar gjate Luftës së Dyte Botërore?

“Në ’89 kur babai ka ndërruar jetë, ka qenë rreptësisht e ndaluar për të folur për këto kohë. Miqësi pas miqësie kanë ardhur në familjen e Hamdi Ferhatit.”, thotë Naim Ferhati (Kasapi), djali i shpëtuesit Hamdi Ferhatit.

Rrëfime të panumërta janë shkruar dhe vazhdojnë të shkruhen rreth Holokaustit dhe mbijetesës dramatike te këtij populli te lashte. Ndërsa numri i të mbijetuarve të parë po zvogëlohet ngadalë, bëhet akoma më e rëndësishme për brezat e ardhshëm që të mbledhin sa më shumë dëshmi para se të jetë tepër vonë.

“Kjo është një histori që u vlen edhe të rinjve, për sakrificën fisnike që kanë bërë tanë në kohën e Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Fatos Qoqja, djali i Beqir Qoqjes.

Hebrejtë në Shqipëri i shpëtuan rrezikut të shfarosjes masive dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve neper Europe. Shqiptarët i mbrojtën ata aq shume sa i mbajtën në familjet e tyre me muaj të tërë, deri në fund të Luftës se Dytë Botërore. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.

Annie Altaratz se fundi ka mbërritur në Shqipëri me vajzat e saj, për të falenderuar shqiptarët, që u treguan aq bujar ne ato kohë të vështira. Një film dokumentar është përgatitur për të treguar këtë histori të bukur shqiptare pasi të mbijetuarit e fundit të kësaj masakre të ideuar nga njeriu për njeriun, mbi të gjitha kane përgjegjësinë unike të vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre, për aq kohë sa të munden. Top Channel

Next Post
Policia italiane arreston shqiptarin e shumëkërkuar

Policia italiane arreston shqiptarin e shumëkërkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In