• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia e procesit për shkarkimin e presidentit në SHBA

by Java News
22/03/2019 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit demokratë në Kongres për momentin kanë hequr dorë nga ideja e procesit për të larguar nga posti Presidentin Donald Trump. Historikisht procesi për të shkarkuar një president është një fenomen i rrallë. Vetëm dy presidentë janë përballur me këtë proces, Andrew Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clinton në 1998. 

Të dy arritën të mbajnë postin pasi Senati hapi proces gjyqësor mbi fatin e presidencës së tyre. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, nritja e akuzave për shkarkimin e një presidenti është një manovër e rrezikshme politike që mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Megjithë presionin nga aktivistë liberalë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është kundër procesit për shkarkimin e Presidentit Trump, të paktën për momentin:

“Procesi për shkarkimin e presidentit është një akt përçarës për vendin. Para se të shkojmë deri në atë pikë, le të analizojmë faktet, të analizojmë ligjet dhe sjelljen e presidentit”.

Për Presidentin Trump, ideja e shkarkimit është absurde:

“Nuk mund të shkarkosh dikë që po bën punë të shkëlqyer. Kështu e shoh unë”.

Demokratët mund të preferojnë që votuesit ta largojnë presidentin kur të vijë koha për zgjedhjet presidenciale të 2020, thotë analisti Matt Dallek:

“Deri kur të vihen në lëvizje procedurat për shkarkimin e presidentit, do të jetë fundi i këtij viti, apo fillimi i 2020-ës. Kjo krijon ndërlikime, pasi ka një mënyrë tjetër për ta larguar presidentin dhe ajo bëhet me votën për president”.

Demokratët ndoshta kanë nxjerrë mësime nga përpjekjet për shkarkimin e ish-Presidentit Bill Klinton në 1998.

Presidenti Klinton gënjeu në përpjekje për të fshehur marrëdhëniet jashtëmartesore me stazhieren Monica Lewinsky, gjë që rezultoi në hapjen e procesit për shkarkimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai arriti të mbante postin, pasi Senati e shpalli të pafajshëm për akuzat.

“E pranoj përgjegjësinë për gabimet që bëra në jetën time personale,” tha zoti Klinton.

Pas procesit, republikanët humbën pesë vende në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e 1998-ës. Analisti Larry Sabato e sheh këtë humbje si rezultat i reagimit negativ të zgjedhësve ndaj procesit.

“Duke pasur parasysh faktin se republikanët sulmuan një president të lënduar, në këtë rast zotin Klinton dhe e bënë të paprekshëm për gjithë presidencën e tij, demokratët duhet t’i druhen procesit për shkarkimin e një presidenti”.

Analisti Sabato thotë se themeluesit e Amerikës e shihnin këtë proces si një fenomen shumë të rrallë:

“Ata nuk donin që presidentët të shkarkoheshin dhe të largoheshin nga posti për shkelje të vogla. Donin që Kongresi ta përdorte këtë armë vetëm në raste ekstreme”.

Në 1974, Kongresi filloi procesin për shkarkimin e Presidentit Nixon lidhur me skandalin Watergate.

Zoti Nixon u largua nga posti pasi u bë e qartë se do të humbte në procesin gjyqësor që kishte hapur Senati.

Thirrjet për shkarkimin e Presidentit Trump mund të rizgjohen, në varësi të përfundimeve në raportin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller lidhur me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës, thotë analisti John Hudak.

“Mendoj se nëse në raportin e Prokurorit Mueller dalin shkelje serioze nga presidenti dhe fushata e tij, kjo do t’u jepte material demokratëve të shqyrtojnë hapjen e procesit për shkarkimin e presidentit”.

Për momentin duket se ka më shumë gjasa që Presidenti Trump të presë vendimin e votuesve në zgjedhjet e 2020-ës para se demokratët të ndërmarrin ndonjë hap serioz hetimor në Dhomën e Përfaqësuesve. (VOA)

Next Post
Sherri me thikë/Një i plagosur, kapen dy autorët

Krimi në familje nuk rresht/ Burri mbyt me duar bashkëshorten në Gramsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In