• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia e Princeshës së Greqisë që mund të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë…

by A R
15/01/2018 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pirro Naçi

Ajo po të donte mund të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë. Të paktën Zogu e donte aq shumë këtë gjë. Princesha ishte vajza e Mbretit të Greqisë Aleksandër dhe e Aspasia Manos, e një grekeje me origjinë nga Stambolli. Mori emrin e të atit pasi erdhi në jetë pesë muaj pas vdekjes së tij. Mbreti  në moshën 27-të vjeçare humbi jetën(nga septicemia) për shkak të kafshimit gjatë një shëtitje në periferinë e rezidencës  veroreTatoi nga një majmun.

Aleksandra nga ana e nënës ishte e vetmja anëtare e familjes mbretërore  me prejardhje greke. Në shumicën e familjeve mbretërore  europiane dinastia Glucksburg  bashkëshorti/ja  ishin me prejardhje gjermane.

Në moshën 3-vjeçare  u detyrua të largohet nga  Greqia dhe së bashku me nënën e saj u vendosën në disa qytete europiane. Por qëndra ishte Venecia. Rininë e kaloi duke studjuar dhe duke krijuar shoqëri me njerëzit brenda fisit të saj. Një nga miqtë më të afërt ishte Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, Elisavet.

Në moshën 16- vjeçare sapo ishte formuar si personalitet dhe po dilte në jetën shoqërore me një shkëlqim dhe bukuri të veçantë  në vilën  ku jetonin në Venecia erdhi një njoftim shumë interesant dhe me shumë rëndësi. Mbreti Zog dërgonte nga Roma ambasadorin e tij me një mision tepër  konspirativ. Ishte viti 1937-të.

Përpara se të ndalemi tek ky takim letë të bëjmë një retrospektivë në vend të  parantezës.

Në  vitin 1928-të  Zogu vetëshpallet Mbret i Shqipërisë. Në shtator të po këtij viti  Greqia njohu e para këtë veprim, duke i sjellë Shqipërisë dhe vetë Zogut një shërbim mjaft thelbësor.

Pas shpalljes së Mbretërisë përveç problemeve të shumta që ai  kishte për të ndjekur në aspektin politik, shoqëror dhe ekonomik, njëra ishte disi më e veçantë. Proekupimi kryesor, martesa me një vajzë që vinte nga një familje aristokrate dhe mundësiaht mbretërore europiane.

Shumë janë thënë dhe janë shkruar për këtë periudhë.  Le të ndalemi tek disa prej tyre, më pikantet dhe më thelbësoret të cilat ndoshta e pikëlluan Zogun.

Italianët qenë të parët të interesuar për një martesë të tillë, një martesë që më shumë se sa e tillë,  shikohej si snjë aleancë politike, që mbartëte brenda saj  vetëm interesa, qoftë të së kaluarës por edhe të ardhmes  gjeopolitike te saj në rajon.

Ata qysh më 1931 i kishin dërguar Mbretit  një listë të gjatë që përmirësohej vazhdimisht në kohë dhe në rrethana të caktuara me markeze, kontesha,barone dhe princesha, kandidate të mundëshme për Mbretëresh, bashkë me fotografitë e tyre. Këto veprime bëheshin më intensive pasi  shpesh shtypi i huaj fliste për një martesë të mundëshme të Mbretit herë me një gjermane e herë me një hungareze  apo edhe serbe e rumane…Detaje më të plota për këto janë shkruajtur në librin me kujtime ‘’Valixhia Diplomatike’’(Pietro Kuarone, Ugo Sola).

Pamvarësisht nga të gjitha këto, preferncat më të shumta të Zogut ishin për të bijën e Mbretit të Italisë, Princeshën Maria. Pak më vonë Ai tëthiqej më shumë nga Princesha Xhovana, vajza 22-vjeçare e Viktor Emanueli lll dhe Elenës së Malit të Zi. Një martesë e tillë e mundëshme  do të sillte një fuqizim të pozitave italiane në gjithë rajonin por edhe të Zogut.

Dëshirat e  Mbretit nuk po bëheshin realitet, vitet rrokulliseshin dhe mosha po bënte punën e vet…Për të mos u zgjatur me faktet e shumta dhe peripecitë e një pas njëshme le të ndalemi përsëri tek viti 1937-të.

Faktet e këtij viti  nuk kanë zënë vend aq sa duhet, ose ose, nuk janë pasqyruar  ndoshta nga mungesa e tyre, apo edhe nga arësyetime dhe rrethana të  tjera, në historikun e familjes mbretërore, por edhe të historiografisë shqiptare.

“Zogu ishte 42-vjeç, ndërsa  Aleksandra vetëm 16-të. Siç e përmendëm dhe më lart, në vilën Edem në Venecia ku jetonte Princesha, mbëriti një letër nga Mbreti i Shqipërisë me ambasadorin e akredituar në Romë. Në ato  vite ambasador ishte miku personal i Mbretit  Zog, Xhafer Villa.(1936-1938). Për ironinë e fatit dhe të përpjekjeve të tij ndaj  Naltmadhërisë ai humbi jetën pothuajse pas një viti në aksident aeroporik gjatë kthimit për në Romë pas marjes pjesë në dasmën e Mbretit, në të cilën ai ishte i ftuar”.

Aspasia dhe Aleksandra e pritën me përzëmërsi…Ai i njoftoi se Mbreti Zog i Shqipërisë kërkonte dorën e vajzës për t’u martuar. Ambasadori shpjegoi se Naltmadhëria kishte kohë që donte të martohej por për fat të keq nuk kishte pasur deri atëherë lumturinë dhe dashurinë për një gjë të tillë, deri sa pa një fotografi të Aleksandrës. Sa e bukur, sa e madhërishme, sa që Mbreti ra në dashuri (nëpërmjet një fotografie). Ai  ju tha se kishte marë udhëzime për ta shoqëruar deri në portin e Durrësit ku do ta priste Mbreti për tu njohur me Aleksandrën dhe për të thënë ‘’Po’’-në e madhe.

Nëna e saj Aspasia, pamvarësisht nga befasia e këtij propozimi, ju përgjigj ambasadorit me shumë takt. E konsideronte vajzën shumë të vogël  dhe njëkohësisht duhej marë pëlqimi i shtyllës së familjes Mbretërore, Mbretit Jorgo ll.

Ai për disa arsye nuk e lejoi një bashkim të tillë. Ndoshta i trembej ndonjë divorci në të ardhen e tyre që mund ti sillte pasoja politke për të dy vendet. Ndoshta nuk donte një lidhje që mbesa e tij të bëhej Mbretëresha e një vendi ku Greqia kishte probleme… Ndoshta nuk e shikonte këtë lidhje siç e shikonin italianët…Ndoshta…

Por edhe  Aleksandra nuk mendoi për asnjë çast të thoshte  ‘’Po’’-në . Kështu që Princesha e Greqisë dhe e Danimarkës nuk u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Pak vite më vonë Ajo u bë Mbretëresha e një  shteti tjetër ballkanik.

Ato çka përmenda më lart janë marë ekskluzivisht nga autobiografia e saj(1957).

Në mbyllje të këtyre fakteve interesante, kujtesa më çon në disa rreshta lapidar, ku Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut:

“Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”.

Next Post
Debate në KQZ për mandatin e kryebashkiakut të dënuar të PD-së

Sot KQZ u jep mandatin deputetëve që zëvendësojnë Rakipin dhe Rehovicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In