• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e padëgjuar: Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987

by A R
31/10/2025 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Agim Baçi ndau mendimet e tij për figurën politike të Fatos Nanos, duke e cilësuar si një lider të veçantë në kohë të jashtëzakonshme.

Për Baçin, Nano ishte më shumë se një figurë politike , ishte një mendje e lirë që dinte të lexonte kohën, të fliste me humor dhe të largohej me dinjitet.

“Për Fatos Nanon duhen thënë disa gjëra të rëndësishme dhe të vërteta. Ai ishte lider në një kohë ndryshimesh të mëdha. Për fajin e tij të keq ishte në vitin 1991, kur vinim nga diktatura në demokraci. Shumë gjëra, për shkak të kulturës së dobët, nuk kuptoheshin dot. Dhe hera e dytë ishte në 1997, pas një revolucioni.”

Sipas Baçit, Nano u shfaq në skenën politike në dy momente kyçe për vendin.

“Në gjithë karrierën e tij politike dukej sikur e paraprinin dy revolucione të ndryshme: njëri të përmbysjes së diktaturës dhe një të përmbysjes së Sali Berishës. Nano erdhi në pushtet dy herë me modele revolucionare.”

Baçi ndau edhe nga përvoja personale me ish-kryeministrin Nano, teksa tha se, “Unë e kam takuar Fatos Nanon dhe mund të them që në sekondën e parë dallohej një humor, një shpejtësi të menduari. Përgjigjej me batuta, si për të thënë: po më kuptove mirë, nëse jo, s’ka problem për mua. Gjithmonë shumë i sjellshëm dhe njeri që kishte argument, jo thjesht autoritet.”

“Ishte e pakuptueshme në atë kohë që pas një viti kur u vra Azem Hajdari, ai dha dorëheqjen. Dhe për herë të parë u panë kryeministra dy djelmosha të rinj, sikurse ishte Pandeli Majko dhe Ilir Meta. U rikthye sërish dhe mori partinë, u rikthy si kryeministër deri në 2005. U largua dhe nuk u kthye më, edhe pse bëri një tentativë për t’u zgjedhur President i Republikës.”

Baçi theksoi se Fatos Nano kishte një aftësi të rrallë për të kuptuar kohën dhe për të marrë vendime në përputhje me të.

Ai vuri në dukje se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike që kanë qëndruar në krye të partive për dekada të tëra, Nano tregoi një vetëdije të lartë për momentin kur duhej të largohej nga skena politike.

Sipas tij, në një kohë kur shumë liderë politikë e kanë të vështirë të tërhiqen, Nano diti të ikte me dinjitet dhe pa u kthyer më.

“Për kohën ishte shumë e vështirë ta kuptoje,” – tha Baçi, – “por kur sheh njerëz sot që e kanë të vështirë të ikin – si Sali Berisha apo dhe të tjerë që kanë 20–30 vite që janë kryetarë partish të vogla – mund të themi që Fatos Nano diti ta kuptonte kohën e vet, dinte të ikte dhe dinte të kthehej. Por diti të ikte dhe përfare.”

Baçi kujtoi edhe një episod familjar nga koha kur motra e tij kishte Fatos Nanon pedagog në Shkencat e Natyrës, në vitet ’87–’88.

Ai e përshkroi Nanon si një njeri me këmbë në tokë dhe me humor të hollë, duke sjellë një batutë karakteristike që Nano kishte përdorur për të shpjeguar kapitalizmin.

“Mbaj mend që tregonte me kuriozitet në atë kohë – ime motër në 1987–88 – që ishte shumë e vështirë dhe të flisje me atë gjuhë, kur e kishte pyetur një student se çfarë është kapitalizmi. Nano i drejtohet dhe thotë: ‘Do të përgjigjem shumë shkurt se nuk kemi kohë ta shpjegoj. Kapitalizmi është një burrë që shqetësohet çfarë makine do t’i blejë çunit të tretë me gruan e dytë.’

Sipas Baçit, batuta e Nanos për kapitalizmin nuk ishte thjesht humor, por një mënyrë e zgjuar për të përshkruar thelbin e sistemit se në kapitalizëm, problemet nuk janë më ekzistenciale, por luksoze.

Ai e interpretoi këtë, si një realitet për të treguar stilin që deridiku parashikoi dhe vetveten e tij Nano.

Agim Baçi e cilësoi Nanon si një figurë me sens liberal dhe me kulturë debati, që sikurse ai kujton “Në Partinë Socialiste në atë kohë debatohej lirshëm. Në ato KPD-të e famshme që ai replikonte me të gjithë, debatonte me të gjithë dhe kishte sens debati politik.”

Në mbyllje, Agim Baçi solli në vëmendje disa nga marrëveshjet kyçe të arritura gjatë kohës së Fatos Nanos, duke përmendur zgjedhjen e presidentit konsensual Alfred Moisiu, emërimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si shembuj të politikës së dialogut dhe konsensusit që karakterizuan atë periudhë.

Next Post
“Mori 40 eskorta për 4 ditë në në Tajlandë”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta për 4 ditë në në Tajlandë", historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In