Historia e pabesueshme/ “Unë Sali Berisha që laj makinat në parkingjet e Laçit”
Një histori e rrallë vjen nga qyteti i Mamurrasit, ku Sali Berisha ka punuar si larës makinash në Laç. Berisha rrëfen historinë e tij të jetës, ndërkohë që vë në dukje se tani është i papunë. Nuk e kemi fjalën për ish-kryeministrin Sali Berisha, por për një qytetar 80-vjeçar, që edhe ai e ka emrin Sali Berisha. Dhe veç emrit e mbiemrit ai nuk ka asgjë të përbashkët me ish-liderin e PDsë, njëherësh ish-president dhe ish-kryeministër, por ka punuar si larës makinash në Laç, ndërkohë që ai u bë hit nëpër webet online.
Berisha nga Mamurrasi e simpatizon Berishën politikan dhe thotë se e ka takuar vetëm njëherë në një miting. E vetmja e përbashkët mes tyre, është se asnjëri nuk e do qeverinë aktuale. “Jam Sali Berisha, kam lindur këtu në Mamurras, jam 80 vjeç. Kam punuar në parkun e Laçit, kam larë makina në Lavazh. Pas 1990 pa punë”, thotë ai për News24.
Sali Berisha i Mamurrrasit thotë se ka takuar një herë të vetme Sali Berishën udhëheqës, gjatë një mitingu. “Nuk kam asnjë lidhje me Sali Berishën politikan. E simpatizoj, shumë bile, për mua është burrë i mirë. E kam takuar vetëm një herë në mamurras. Si je Sali Berisha? Si je ti, Sali Berisha? Mirë!’
Dhe ashtu si ish-kryeministri, as Sali Berisha i Laçit nuk e do qeverinë socialiste. “Ma të keqe nuk ka ku shkon më, më mirë të kthehemi mbrapa”, thotë ai.









