• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e pabesueshme e Jasir Asanit/ FSHF s’e kishte në ‘plan’, në kombëtare e solli miku norvegjez i Zabaletës

by Java News
18/11/2023 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre supergola në tetë ndeshjet e tij me Kombëtaren, këto janë shifrat momentale që Jasir Asani ka arritur të regjistrojë me fanellën kuqezi. Historia e 28-vjeçarit nga Shkupi me ekipin kombëtar është nga ato që të motivon, teka u desh mosha gati 28-vjeçare që ai të merrte për herë të parë një ftesë në ekipin A të Shqipërisë.

Kontakti i parë mes Jasirit dhe Kombëtares ishte në janarin e 2016, kur ai mori një ftesë nga Shpresa U-21, teksa edhe luaji më 22 janarin e atij viti. Prej asaj kohe, asokohe djalosh, mëngjarashi u la në hije, për mos thënë që emri i tij ishte jashtë optikës së FSHF-së.

Në 2019 sulmuesi anësor ishte protagonisti absolut që Partizani fitoi titullin kampion me Skënder Gegën në krye, ndërsa edhe pas një sezoni me “Demat e Kuq” la Shqipërinë për t’u aktivizuar në huazim te AIK në Suedi, ku provoi se për gjashtë muaj futbollin skandinav dhe u rikthye sërish në bazë.

Sezoni 2020-21 ishte për Jasirin i duhuri për kapërcimin e madh. Fundi i korrikut 2021 bëri që Partizani ta linte të lirë Asanin për te Kisvarda në Hungari. Dy sezonet në kampionatin hungarez bënë që Asani të shkëlqente, edhe pse nisja nuk ishte e mirë dhe problemet me aktivizimin i ulën moralin sulmuesit.

Ylli i fatit për të do shndrrinte me fitimin e Kupës së Hungarisë, me Kisvardën që mori të drejtën për në fazën eliminatore të Conference League. Në Europë, Kisvarda u përball në dy takime me Molden e Norvegjisë, duke fituar 2-1 dhe 2-0, për të kaluar më tej.

Do ishte trajneri i Molde, Erling Moe që do dashurohej me Asanin, lojën e tij dhe të majtën e hidhur. Ish-lojtari i Norvegjisë do e kërkonte me ngulm Asanin te Molde, ndërsa Kisvarda donte një shumë më të madh, ofertë që erdhi në janarin e 2023 nga Guangju në Korenë e Jugut, për 700 mijë euro.

Tanimë në Kore dhe me kontratë deri në fundin e 2024, por me opsion rinovimi, u duk se ëndrra e Jasirit për në Kombëtare ishte shuar. Por jo, këtu fillon gjithçka. Emërimi i Sylvinhos në janarin e 2023 në stolin e Kombëtares, bëri që ish-mbrojtësi kampion të merrte në sfaf edhe Pablo Zabaletën, ish-lojtari i njohur i City.

Mes urimeve për emërimin në stafin e kuqezinjve, Zabaleta merr edhe një sms nga një prej miqve të ngushtë të tij, Erling Moe, trajneri i Molde. Veç komplimenteve, Moe e udhëzon që të shohë Jasir Asanin. “Keni një lojtar shumë të mirë, Jasir Asani. Nuk e mora dot te Molde”, i shkruante ai.

Menjëherë Zabaleta njofton Sylvinhon se mund të kishin gjetur mëngjarashin që iu duhej në ekip. Udhëtimi për në Korenë e Jugut ishte i duhuri për të parë Asanin, që kishte refuzuar disa herë ftesën e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë.

Prej 27 marsit të 2023 Asani është pjesë e kuqezinjve, i pandarë nga formacioni dhe një lojtar që ka bërë mijëra tifozë pas vetes. Veç durimit dhe besimit, ndonjëherë duhet të marrësh edhe asist nga aty ku nuk e pret për të bërë ëndrrën realitet dhe në fund supergolat e tu të jenë më të vlerësuarit nga UEFA.

Pas ndeshjes së djeshme, shkupjani premtoi se do shënojë supergola edhe në Gjermani. “Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin. As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Evropian”, tha Jasiri.

/f.s

Next Post
Berisha bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët: Deputetë të opozitës në betejë pa kthim në Parlament

Berisha bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët: Deputetë të opozitës në betejë pa kthim në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

January 22, 2026
Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

January 22, 2026
Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

January 22, 2026
“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In