• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia e një marinsi amerikan, që është ndaluar si spiun në Rusi

by Java News
03/01/2019 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndalesa e radhës, Moska…”

Ky është mesazhi që Paul Whelan ka shkruar në llogarinë e tij në median sociale ruse VK. Për herë të fundit ai është dëgjuar më 28 dhjetor. Pas kësaj dite, familja e tij ka nisur të brengoset.

Whelan, 48 vjeç, ish-pjesëtar i Marinës së Shteteve të Bashkuara, ka udhëtuar në Rusi disa herë. Vëllai i tij binjak thotë se ai flet mjaftueshëm rusisht. Sipas David Whelan, Paul ka shkuar këtë herë në Rusi për të marrë pjesë në dasmën e një shoku të marinës, i cili është martuar me një grua ruse.

Më 31 Dhjetor, familja ka mësuar vendndodhjen e tij. Ai është ndaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi nën akuzat për spiunim, të cilat bartin dënim të mundshëm me burgim deri në 20 vjet.

Që atëherë, pak informacione janë bërë të ditura se ku është duke u mbajtur shtetasi amerikan dhe cilat janë akuzat specifike kundër tij. Pak po ashtu dihet për njeriun, i cili ka shërbyer si drejtor për sigurinë globale në BorgWarner – një furnizus i pjesëve të automobilëve, me seli në SHBA – qysh në vitin 2017.

I lindur në Kanada, Whelan është rritur jashtë Detroritit në Miçigen. Tani, në profilin e tij në VK e ka En Arbor si vend të banimit.

Postimi më i fundit në faqen e tij e tregon Whelan në bordin e një aeroplani Bombardier Challenger. Aty nuk thuhet se për ku është dule udhëtuar, por janë disa simbole që tregojnë shishen dhe gotat e shampanjës.

Dy nga videot që ai ka postuar, janë në rusisht, përfshirë një të titulluar: “Ushtria është pasqyrë e shtetit” (Армия — зеркало государства). Ndërkohë, katër nga “faqet e tij të veçuara” në VK janë në rusisht, përfshirë versionin rus të National Geographic.

Një fotografi e majit, 2016, në faqen e tij e tregon Whelan me një bluzë të klubit të futbollit Spartak Moska, por nuk është e qartë se ku është bërë fotografia.

Midis viteve 1990 dhe 2008, Whelan ka shërbyer disa turne në Irak si rezervist në detyrë. Në një artikull të vitit 2007, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Korpusit Detar të Shteteve të Bashkuara, Ëhelan flet për shkuarjen në Evropë gjatë një pushimi nga angazhimi në Irak. Një nga fotografitë në artikull e tregon Ëhelan pranë lumit në Moskë, me Kremlinin në prapavijë.

Në BorgËarner, puna e Whelan ka përfshirë mbikëqyrjen e sigurisë për objektet, asetet dhe njerëzit e kompanisë në Auburn Hills të Miçigenit dhe në mbarë botën.

“BorgWarner ka qenë në kontakt me autoritetet përkatëse të Qeverisë së SHBA-së dhe ka ofruar bashkëpunimin tonë të plotë për të ndihmuar punonjësin tonë dhe Qeverinë amerikane”, tha kompania përmes një deklarate.

Përveç punës së tij në BorgWarner, Whelan duket se gjithashtu drejton një përfaqësi online të armëve, e quajtur Kingsmead Arsenal, e cila është themeluar në vitin 2015. Adresa e shënuar për biznesin është në Novi, Miçigen.

Në një postim më 9 nëntor, 2016, Whelan e ka përshëndetur fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Përpara president Trump”, thuhet në postimin e shkruar me alfabet cirilik.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të thërrasë një numër telefoni që Whelan e ka nxjerrë në një postim, por e ka pasur të pamundur të lidhet.(REL)

Next Post
FOTOT/ Ylli i televizionit britanik përshfaq format

FOTOT/ Ylli i televizionit britanik përshfaq format

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In