• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e Martin Kazës nga Rrësheni, si u shndërrua në vrasës për hakmarrje

by Java News
02/05/2017 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martin Kaza, 45 – vjeçari i arrestuar në Londër për një vrasje të dyfishtë në vitin 1997 në Kurbin pritet të ekstradohet në Shqipëri pas pak javësh. Do jetë Gjykata e Ekstradimeve në Londër që do të vendosë.

Por cila është zanafilla e konfliktit mes familjeve Gjini dhe Kaza?

Tvklan.al sjellë historinë e plotë të konfliktit, që nisi 23 vite më parë.

Qyteti i Rrëshenit, më datë 7 Janar të vitit 1994 u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini, i cili u largua nga vendngjarja. Shtypi i shkruar i kohës raportonte se vrasja ndodhi pasi Shefi i Krimeve ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e një konflikti mes dy grupeve rivale. Por 3 vite më vonë, pa arritur që autorët të arrestohen dhe familjet të pajtohen, në qytetin e Laçit  vëllai i Komisarit mori hak, duke vrarë 2 vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Gazetat raportonin se ngjarja ndodhi  mesditën e 3 Korrikut të vitit 1997, ku sipas tyre, në atentat kishin marrë pjesë dy persona. Pas 4 vitesh, Gjykata e Kurbinit shpalli fajtor në mungesë për vrasjen e dyfishtë, Martin Kazën, duke e dënuar me 22 vite burg. Që prej asaj kohe, 45 – vjeçari u largua jashtë vendit dhe nuk u kthye më në atdhe. Ai u arrestua pak ditë më parë në Londër, ku jetonte nën identitetin e rremë kosovar, Naim Karagia.

9 Janar 1994- Gazeta Koha Jonë

Mirditë – Vritet Komandanti i Policisë Kriminale

Ditën e Premte, rreth orës 18:00 në qytetin e Rrëshenit qëllohet me pistoletë, Komandanti i Policisë Kriminale të rrethit të Mirditës, Ndue Kaza.

Vrasja erdhi si pasojë e grindjes së dy grupeve rivale mirditorësh në qytet. Në zënie e sipër, të dy grupet e të rinjve qëllojnë dhe vritet oficeri në fjalë.

Vrasësi kërkohet nga organet e Rendit të Mirditës, Lezhës dhe Laçit.

4 Korrik 1997 – Gazeta Koha Jonë

Laç – Vrasje në mesditë. Hakmarrje për dy vëllezër

Breshëri automatiku në mesin e pazarit të Laçit, dje rreth orës 13:00. Një 23 – vjeçar ka vdekur në vend dhe vëllai i tij 20 – vjeçar është plagosur rëndë, pas këtij atentati në zemër të qytetit.

Ndërkohë që tregtarët kanë lëvizur tezgat dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Arsyet që kanë dërguar në vrasjen dy vëllezërve D.Gjini dhe A.Gjini mendohet të jenë për hakmarrje, pasi D. Gjini para dy vitesh kishte vrarë në Rrëshen Shefin e Krimeve Ndue Kaza, për këtë rreth.

Megjithatë do të jenë organet hetimore që do të vërtetojnë arsyen e vrasjes, ndërkohë që dy atentatorët janë larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, kur dy vëllezërit Gjini kanë ndaluar pranë Pallatit të Kulturës, Laç me një makinë.

Me të hyrë në pazar, dy të rinj të pajisur me armë automatike, sipas dëshmitarëve okularë kanë qëlluar mbi dy vëllezërit.

Ndërkohë që Doda, 20 – vjeç ka ndërruar jetë në moment, i vëllai i tij 23 – vjeçar Agustini është plagosur rëndë dhe është dërguar urgjent në spitalin e qytetit. Më pas, ai është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

19 Qershor 2001 – Gjykata dënon me 22 vite burg autorin

Gjykata e Kurbinit dënoi në mungesë Martin Z. Kazën me 22 vite burgim, për vrasjen e dy vëllezërve Dod dhe Agustin Gjini, por vendimi nuk u ankimua asnjëherë nga autori i vrasjes, i cili pas krimit ishte larguar nga vendi.

Në vendimin që tvklan.al disponon, gjyqtari Besnik Qira sqaron se një prej dëshmitarëve në gjyq ka rrëfyer se pas vrasjes është porositur nga xhaxhai i autorit, që sëbashku me një person tjetër të shkonte në shtëpinë e babait të viktimave dhe t’u çonte fjalë, sipas zakonit dhe kanunit, se: “Vrasjen e Dod e Agustin Gjinit e ka nga neve (nga Kaza), duke porositur që për vonesën e të dërguarit fjalë ishte bërë shkak se nuk kishin qenë në shtëpi Martin e Artan Kaza”.

Një tjetër dëshmitarë i plagosur në ngjarjen e “97-ës, Besnik Legisi, i shpjegoi gjykatës në atë kohë, se problemi i hasmërisë qëndronte në faktin se Dod Gjini i kishte vrarë të vëllain Martin Kazës dhe se me qëllim mbylljen e hasmërisë paraditen e ngjarjes është tentuar të realizohet një takim në qytetin e Rrëshenit, por pa sukses.

ma.me

Next Post
Njihuni me shkodranin që deshën ta bëjnë deputet pa dijeninë e tij

Njihuni me shkodranin që deshën ta bëjnë deputet pa dijeninë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

January 27, 2026
Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

January 27, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

January 27, 2026
“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

January 27, 2026
Berisha e akuzon për të dhënat, Shehaj: Ato ia dhashë unë kur mbeti pa gjë nga Basha

Drejtësia vijë e kuqe? Agron Shehaj i “mbyll” derën PD-së: Me Berishën…

January 27, 2026
Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In