• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin

by A R
04/12/2020 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot ne kemi të ndëshkuarin e parë zyrtar të nivelit të lartë të ndëshkuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale ndaj Krimit organizuar e Korrupsionit.

Është pikërisht njeriu i parë i akuzës në Shqipëri, i cili deri tre vjet më parë kishte në dorë të arrestonte e duhej të hetonte baronët e krimit e peshkaqenët e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili përveçse u shpall i pandehur për fshehje pasurie, ju sekuestruar edhe një pjesë tokash e banesash në pronë të tij.

Pra kemi të bëjmë me një zhvillim mjaft të rëndësishëm në zhvillimet në vend.

E vetmja që reagoi në këtë rast është ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila deklaroi se “Kjo është pikërisht ai rast korrupsioni, për të cilin SPAK është krijuar” dhe ndante njoftimin e Prokurorisë Speciale për Llallën me një qëndrim zyrtar amerikan: “SPAK  po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të larguar përfitimet që vijnë nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”.

Qëndrim më të fortë nuk mund të ketë; i qartë dhe i prerë njëkohësisht. Por asnjë nga politika shqiptare nuk ka reaguar. Dhe nga ana tjetër ajo që bie më shumë në sy, edhe pse kemi rastin më të bujshëm zyrtar të dënimit ndaj Peshqve të Mëdhenj, pra sekuestrimin e pasurisë së një prej zyrtaëve më të lartë të vendit, asnjë nga emisionet e darkës nuk u mor me vendimin ndaj Adriatik Llallës.

Njëri bënte kronikën e zezë të vrasjeve e tjetri debatin pafund mbi opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor. Po ashtu qarqet mediatike pranë opozitës, heshtnin dhe askush nuk ju duk e rëndësishme të komentonin këtë fakt.

Por përse nuk e bënë? Ngaqë vërtetë, vendimi i SPAK ndaj Llallës përbën një zhvillim të rëndësishëm që në radhë të parë, krijon një asocacion mjaft të fortë me ata politikanë që e emëruan, e zgjodhën, e përdorën, por edhe e mbrojtën në periudhën kur Adriatik Llalla u kthye në instrumentin politik të këtyre qarqeve politike për të ndikuar në zhvillimet në vend.

Natyrisht që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kur ishin në aleancë qeverisëse në dhjetorin e vitit 2012 bashkuan votat për të zgjedhur Adriatik Llallën-Prokuror të Përgjithshëm.

Pas vitit 2013, kur Sali Berisha u largua nga qeverisja, Llalla u kthye në një instrument politik i qeverisjes së tij të palarguar nga shteti.

Siç tashmë dihet, Llalla, duke përfituar edhe nga plotfuqia që kishte në kushtetutë Kryeprokurori, pastroi të gjithë Prokurorinë e Përgjithshme nga njerëzit e Ina Ramës që kishin hapur hetime ndaj zyrtarëve të lartë në të shkuarën.

Llalla ndikoi në një hetim që nisi për aferën e frikshme të CEZ-DIA-s, gjithashtu largoi nga taskforce antikorrupsion në bashkëpunim me Presidentin e atëhershëm Bujar Nishani, të prokurorëve të trajnuar në SHBA për të ndjekur korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në vitin 2016, kur dhe u miratua reforma në Drejtësi, Adriatik Llala u kthye në një nga kundërshtarët më të egër të saj, madje u konfliktua disa herë edhe me ambasadorin amerikan, për të cilin tha se më ka kërkuar të arrestoj Ilir Metën.

Tentoi të ndikojë në emërimin e krërëve të drejtësisë dhe bashkë me Ilir Metën, në atë kohë kryetar Kuvendi u përplasën hapur me SHBA dhe BE.

Më pas, kur ju ndalua edhe viza për në SHBA së bashku me familjen Llalla përdori prokurorinë për të ndikuar politikisht në mazhorancën qeverisëse në vend. Pikërisht në kohën kur Ilir Meta me disa aleatë Brenda PS si Koço Kokëdhima nisën të bënin votat për një mocion ndaj Edi Ramës, Llalla me Rovena Gashin nisën të heqin deputetët duke përdorur ligjin e dekriminalizimit. Atë që s’kishin bërë për 4 vjet tentoi ta bëjë para zgjedhjeve të vitit 2017. Siç dihet zgjedhjet e 2017-s i fitoi PS-ja e vetme e PD dhe LSI kaluan në opozitë. Muajin e parë sapo ndërtohet qeveria e re, Adriatik Llalla vepron me kërkesën e Lulzim Bashës që të kërkojë arrestimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit, kur për të njëjtën akuzë i kishte mbyllur dosjen dy vite më parë. Më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kontrolluar nga Llalla, kreu makinacionet me dosjet 184 e 339, ku prokurorët morën disqet e përgjimeve, e në vend që t’I hetojnë ja dhanë PD-së e LSI-së. Gjithashtu, thuri dhe çështjen “Babale”, e gjitha për të ndaluar që të ecte para reforma në drejtësi, të shkarkohej kur i mbaron mandati Llallës dhe të zgjidhet Kryeprokurori i ri.

E në fund, kur i mbaroi mandati, SHBA e BE kërkoi të zgjidhej një Kryeprokuror i Përkohshëm, por Lulzim Basha nuk hyri në procesin e zgjedhjes së Kryrprokurorit të ri, por Parlamentin e kthyen në tym e zjarr vetëm për të mbrojtur Adriatik Llallën.

Sot, e gjithë ajo betejë ka përfunduar pa lavdi, e bashkë me Llallën kanë humbur Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe Lulzim Basha që e mbrojti me trupat e deputetëve të tij.

I mbani mend panelet me “gazetarë” të Llallës që sillnin info për narkotrafikun e lidhur me Ramën te Fevziu që vetëm flisnin e flisnin? Ku janë tani, po si nuk bëri kush nga këta xhanëm një kronikë a një shkrim për të dhënë më thellë sesi u pasurua Llalla e pse ja sekuestroj SPAK?

Ja ky është standardi realisht i devijuar dhe hipokrit i kësaj politike dhe beteje mediatike që do të quhet në historinë e Shqipërisë si “Lëvizja Llalliste”. Po pse e kanë qepur xhanëm?!

Marrë nga TemA

/a.r

Next Post

"Ditëlindja" e Forcave të Armatosura / Meta: Mirënjohje për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

February 6, 2026
Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

February 6, 2026
Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

February 6, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In