• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e gruas që abortoi dy herë e nuk po bën fëmijë, i shoqi e përkrah

by Java News
30/12/2018 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koha e fundvitit shpeshherë aktivizon peshoren që bën bilancet e jetës, çfarë kemi dhe çfarë na mungon. Ndonjëherë jemi të prirur të marrim shumë gjëra për të mirëqena kur në fakt asgjë nuk është e tillë. Mendojmë që është pjesë e natyrshme e jetës të kemi shëndet, të kemi një bashkëshort apo bashkëshorte, të kemi fëmijë, por në fakt nuk është gjithmonë ashtu. Nuredini dhe Malvina Lika kanë 5 vite të martuar dhe ende nuk kanë gëzuar një fëmijë. Pas vështirësive me të cilat i ka përballur jeta, të dy i ishin drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty” të programit “E diela Shqiptare” në Tv Klan për të falenderuar njëri-tjetrin. I pari që hyri në studio dhe që rrëfeu historinë ishte Nuredini.

“Unë jam me origjinë nga Laçi, por që në moshën 13-vjeçare jetoj në Greqi. Në vitin 2013 kriza bëri të vetën dhe unë u ktheva në Shqipëri, isha 27 vjeç dhe beqar. Malvina për mua ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur me rekomandim. U fejuam dhe pas një viti u martuam dhe qëndrova 2 vite në Shqipëri. Më pas vendosa të kthehem sërish në Greqi pa Malvinën. Në atë periudhë Malvina ishte shtatzënë. Pasi, qëndrova 3 muaj në Greqi mora lajmin se nusja humbi fëmijën. U mërzita, qava dhe për 20 ditë u ktheva në Shqipëri. Ishte moment shumë i vështirë për mua. Ika sërish në Greqi dhe pas një muaji erdhi dhe Malvina dhe prej 4 vitesh nuk jemi ndarë më. Shtatzënia e dytë e ishte në 2018-ën në Shkurt dhe u ndërpre përsëri. E përjetuam shumë keq të dy, por Malvina u mërzit shumë. Sot unë kam ardhur se asaj i ka hyrë në mendje diçka tjetër. Më thotë si ndihesh kur të pyesin a ke fëmijë. Më kërkoi divorcin sepse ndihet në siklet sepse nuk më ka bërë baba. Unë jam martuar me të, jo për fëmijë, kur ta shkruaj Zoti do kemi fëmijë. Ne duhemi të dy. I kam thënë që divorcin nuk do t’ia jap, do jem deri në vdekje me të. Sot kam ardhur që ti them që jo vetëm divorcin nuk do ia jap, por nga shtëpia ime nuk do të ikë kurrë. Dua ta falenderoj shumë edhe për sakrificën që ka bërë për familjen time”, tha Nuredini.

 

Pasi përfundoi, ndryshe nga rubrikat e tjera të “Ka një mesazh për ty” Ardit Gjebrea la Nuredinin duke dëgjuar historinë që do të rrëfente Malvina, e cila mendonte se ishte ajo që e kishte ftuar bashkëshortin. Ajo po ashtu tregoi historinë e dashurisë, humbjen e dy shtatzënive dhe se çfarë e çoi të kërkoj divorcin.

 

“Arsyeja se përse kam ardhur është se kam ftuar bashkëshortin tim, Nuredinin. Kam 6 vite që jam bashkë me të. Për fat të keq Zoti nuk ka dashur të na gëzojë me një fëmijë deri tani. Pas 6 muajsh martesë unë mbeta shtatzënë dhe nga gëzimi i tepërt Dini edhe nëse ishte në një kafene më merte dhe më thoshte: “Si është bebushi babit”. Por kjo lumturi nuk zgjati shumë. Në vizitën e radhës mjeku më thotë se shtatzënia është ndërprerë dhe duhet të abortoja. E përjetuam shumë keq. Dinin nuk e njoftova që ditën që abortova. Lajmin ia ka dhënë vjehrra. U mërzitëm shumë për muaj të tërë. Nuredini u kthye nga Greqia dhe me mori me vete. Pas 6 muajsh pasi isha larguar më vjen lajmi se babai im kishte ndërruar jetë, por nuk munda të vi për arsye dokumentash. Mamaja ime më tha: Kur nuk erdhe për babain, nëse vdes unë as për mua mos eja. Nuk dua të jesh e pranishme”.

Tani i kemi rregulluar marrëdhëniet. Humbjen e babait e përjetova keq dhe gati kalova në depresion. Ishte bashkëshorti im që u largua nga puna dhe për muaj të tërë ishte pranë meje. Ishte ai që më dha dorën të ngrihesha. Një vit më vonë mbes sërish shtatzënë, nuk e besoja. Mjekët janë të habitur me rastin tim. Unë e çoj shtatzëninë deri në javën e 12-të. Kemi qenë në disa klinika. Dinin sot e kam ftuar ta falenderoj për gjithçka që ka bërë për mua.  Para një muaji për arsye familjare u ktheva në Shqipëri dhe çdo ditë takoja njerëz që më thonin: “Çfarë po bëni… U bënë 5 vite dhe ju akoma nuk jeni bërë prindër. Dini ka moshën të ketë një fëmijë”.

Kalova në një moment që s’po duroja dot dhe i them Dinit  që nuk do të kthehem më në Greqi, kurdo që të kthehesh ne do të bëjmë ndarjen. Ia kërkova këtë sepse e përjetova shumë keq faktin që çdo ditë më pyesnin për këtë gjë. Dini ka shumë dëshirë të ketë një fëmijë”, tregoi Malvina.

Pasi, Malvina përfundoi dhe priste Nuredinin, drejtuesi i emisionit Ardi Gjebrea i tha se bashkëshorti i saj nuk kishte ardhur. E habitur, Malvina mbeti pa fjalë për disa çaste, derisa pas saj Nuredini hyri me një tufë me lule dhe e përqafoi.Në fund ajo falenderoi bashkëshortin e saj dhe i shprehu publikisht dashurinë.

“Falemindërit për gjithça që ke bërë për mua. Në krahët e tua e kam ndjerë veten si princeshë dhe të dua më shumë se jetën time”,tha Malvina teksa shihte në sy bashkëshortin./tvklan.al

 

Next Post

Vodhi 10 milionë lekë, kapet i riu në Patos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com