• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e grabitjes nga policë të rremë: Si u zbuluan nga dëshmia e nipit të hajdutit

by Ardit Rada
19/08/2020 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Motra ime ka patur përherë konflikte, për këtë shkak para 5 apo 6 viteve është ndarë.

Ajo ka dy djem njëri I moshës 20 vjeç dhe tjetri 22 vjeç. Motra ime së fundmi kishte edhe problem pronësie me ish bashkëshortin dhe për këtë shkak më lindi ideja që të shkoja tek shtëpia e dhëndërit të tij dhe t’i bëja presion”

Kështu nis e justifikon grabitjen me armë  në shtëpinë e  Bashkim Zajës , njëri nga grabitësit e quajtur J. Aruçi. Për këtë qëllim, sipas dosjes hetimore të dorëzuar në gjykatë, në përfundim të hetimeve prokurorët thonë se 29 vjeçari nga fshati Grebëz mori si ndihmës edhe dy kushërinjtë e tij D.Bami dhe Sh. Bami

“ Me vete kishim dy automatikë që i gjeta në lumin Zezë, ndërsa kushëriri më i vogël mori me vete një biçak të vogël. Kur shkuam afër shtëpisë së Bashkimit, përshtatëm një bluzë si maskë fytyre, kapërcyem murin dhe hymë në oborr”-tregon 29 vjecnari në rrëfimin që gazeta “Si” disponon

I zoti i shtëpisë që tregoi se kaloi momente tmerri  bashkë me katër anëtarë të familjes , kujton gjatë seancës së pyetjeve nga hetuesit:

“Ishim të gjithë si familje në gjumë. Lehën qentë. Dola për të parë. Mbaja mend që dritën e jashtme e kisha lënë ndezur. Sa hoqa shulin dhe hapa kanatën, në derë më vendosën kallashin në fytyrë.

Policia kemi ardhur për kontroll sepse ke qëlluar me armë. Më shtynë brenda dhe u rrëzova përdhe.

Na ulën në gjunjë, me pamje nga dera. Aty për pak minuta sollën bashkëshorten Dritën, pastaj djalin Ledmirin,  kur sollën vajzën  ajo u lut: O ba mos bërtisni dhe as mos lëvizni se do më trembet djali”

Në mbyllje të hetimeve prokuroria e Tiranës radhit dinamikën se çfarë ndodhi për pak minuta në familjen Zaja, me banim në fshatin Qinam

“Kam bërtitur me zë të lartë, policia nuk ka pse të më lidhë duart, por menjëherë ky person më mbylli  gojën me natriban të bardhë “– rrëfen kryefamiljari në dosjen që gazeta “Si” disponon.

“Bashkëshortja ime ju tha, mos më lidhni se jam me zemër dhe më pushon zemra, por ata nuk pyetën e lidhën edhe atë me fasheta të zeza në duar siç vepruan edhe me mua” shton .

I zoti i shtëpisë kujton se e gjitha kjo gjendje ka zgjatur diçka rreth tetë minuta  , teksa granitësit e maskuar kontrollonin shtëpinë, dhe njëri prej tyre mbante armën të drejtuar nga ata. Në dosje shtohet se në fund hajdutët kanë njoftuar : mos lëvizni se jemi policia , tani do bëjmë kontroll përjashta –dhe pas kësaj ata janë larguar

Zaja tregon heshtjen që kaploi nëpër natë : “Nuk dëgjuam më as zhurmë, as hapa njerëzish, as lëvizje makine. Madje aq qentë nuk lehnin më. Vajza më thirri “Eja babi të të zgjidh” dhe aty kuptova se vajzën nuk e kishin lidhur .

Në dosje përmendet se policia e vërtetë u vu në dijeni për grabitjen nga Trëndafilja, vajza e shtëpisë,  që kishte kërkuan ndihmë në numrin pa pagesë. Nga kontrolli i imtësishëm familja kuptoi se hajdutët kishin rrëmbyer përveç kursimeve edhe pensionin e pleqve , që ishte tërhequr nga kryefamiljarja në një bankë në Kamëz. Vlera totale e shumës së grabitur referohet në dosjese ishte  500 mijë lekë dhe së bashku me paratë grabitësit kishin marrë edhe aparatet e telefonave

Për të konfirmuar se tre grabitësit nuk kishin hyrë në banesë vetëm për kanosje, prokurorët sjellin edhe rrëfimin e njërit prej hajdutëve . J. Aruçi përsërit veprimet që kryen :

“Kontrolluam dhomën e gjumit dhe morëm me vete një çantë grash ku brenda kishte një portofol me lekë dhe karta telefoni. Kur dolëm jashtë hasëm një djalë të ri, rreth 20 vjeç. E pyetëm ku po shkon. Na tha- në shtëpi.

Gabimi  fatal..

Por  ky djalë I ri ishte pikërisht nipi i hajdutit ( djali I  motrës së tij).Kur policia shoqëroi dhe mori në pyetje të gjithë kushërinjtë dhe familjarët që jetojnë në të njëjtën lagje, i tërhoqi vëmendjen dëshmia e 20 vjeçarit: “Qëndrova në lokal deri rreth orës 23:00. Ishte errësirë dhe për t’u kthyer në shtëpi mbaja një elektrik dore. Tek porta e Bashkim Zajës pashë tre persona të armatosur dhe me maska. Më bërtitën –fike dritën , jemi policia e shtetit, ku po shkon më pyetën? Pasi grabitësit e kanë pyetur për të emrin , i riu ia tregoi.

Por ndërkohë ka dëgjuar njërin prej tyre “Është nipi im, ikim”. Ka qenë pikërisht ky detaj që më pas ka dërguar policinë në shtëpinë e hajdutëve, të cilët kanë treguar se ku i kishin fshehur armët dhe të gjithë planin.

Të tre kushërinjtë do gjykohen për përfundim të hetimeve për vjedhje me dhunë, ndonëse njëri prej tyre  këmbëngul që kishte hyrë në mesnatë në familjen Zaja për t’i kërcënuar dhe se çantën se bashku me lekët I kishte hedhur në lumë.

Next Post
Nis procedura e terapisë me plazmë, Manastirliu apel për dhurimet vullnetare: Bëhu hero për dikë që ka nevojë

Nis procedura e terapisë me plazmë, Manastirliu apel për dhurimet vullnetare: Bëhu hero për dikë që ka nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In