• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e dhimbshme e nënë Dranes që të bën të përlotesh!

by A R
10/08/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora 13:06. Një grua në moshë  mundohej të lidhte flokët e thinjura, e ulur përtokë në një mbulesë të ronitur buzë rrugës përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë, teksa ngrinte me vështirësi dorën e djathtë të sëmurë për të vënë shaminë e bardhë mbi kokë. Më pas dora e saj e djathtë rrinte e varur, me aq forcë sa për ta mbajtur hapur dhe për të lypur qindarka.

Kjo është Drane Alushi, 67 vjeç me një histori plot vuajtje që në lindje. Nënë Dranja është jetime, rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë. Gjithmonë ka ndjerë një boshllëk në zemër që e shpjegon si mungesën e të ëmës, që nuk e ka njohur kurrë. Në moshën 15 vjeçare u martua me idenë se do të krijonte familje dhe do të ishte më mirë se në shtëpinë e Fëmijës. “Isha shumë e bukur atëherë dhe ndaj kisha shumë kërkesa”, tha ajo për Shqiptarja.com. Me të lindi  dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Vdekja e djalit 
Pas varfërisë në familje, problemeve dhe dhunës që i shoqi ushtronte ndaj saj, u detyrua të ndahej. Pas disa muajsh u martua sërish. Burri i dytë e pranoi nënë Dranen bashkë me dy fëmijët e saj në dhomën e tij të vetme në qytetin e Fierit. Në atë kohë u punësua në qytetin e Fierit për pastrimin e rrugëve dhe mendonte se gjërat po merrnin rrjedhën e duhur. Por këtu nuk mbaruan vuajtjet e 67 vjeçares.

“Isha e sëmurë, jam akoma. Nuk blej dot ilaçet të shërohem. Nuk kishim lekë. Kam probleme me nervat. Djali që të më shëronte u nis emigrant në Greqi…dhe nuk u kthye më. Ma vranë djalin”, tregon e moshuara e përlotur.  Drane Alushi, nuk pati pushtetin e duhur as mundësitë që të zbulonte vrasësit e djalit të saj. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. “ Edhe fëmijët e djalit më mbetën jetim!”, thotë nëna duke pëshpëritur  aq sa të drithëron mishin.

Drane Alushi në mes të katër rrugëve
Prej 8 vjetësh, pas vdekjes së djalit, ajo është detyruar të dalë të lypë që të ushqejë fëmijët e tij. 3 vjet më vonë nënë Dranja pësoi fatkeqësinë tjetër: i vdiq edhe burri. Pasi ai u nda nga jeta, nënë Dranja i liroi shtëpinë e të shoqit vajzës së martuar me 2 fëmijë, me kushtin që të mbante edhe tre fëmijët e vëllait. Që nga ajo ditë Drane Alushi jeton në mes të katër rrugëve. “Nuk ka vend në shtëpi për mua. Ja fle poshtë kioskës aty në qendër.

Vetëm të dielave shkoj në shtëpinë në Fier, që çoj lekë për ushqimin e fëmijëve” tregon Dranja. Gjithmonë me të njëjtat rroba, një bluzë që i ka dalë ngjyra, dhe një fund të hollë të gjatë deri në fund të këmbëve, Drane Alushi pret në të njëjtin vend, në 10 metrat rrugë,që një ditë mund të ketë një shtëpi ku të jetojë. “Një shtëpi ku të fusë kokën dua. A mundet ta bëjë kaq qeveria? Dua t’i rris vetë fëmijët e djalit. Nëse shteti më ndihmon, unë nuk dal më të lyp. Nuk i bëhem më barrë askujt”, është kjo lutja e gruas në moshë që ka gjithë jetën me lot në sy.

Teksa qëndroja këmbëkryq me nënë Dranen, dhe shikoja lehtësinë që ndjente teksa tregonte historinë plot të papritura dhe fatkeqësish të jetës së saj, mendoja ndërkohë se sa e nevojshme është mbi të gjitha të komunikuarit, të ndarit gjërat me tjetrin, qoftë edhe me një të panjohur. Ndaj, një lutje dua ta bëj dhe unë për të, dhe për të gjitha qeniet që kanë pranuar të ulin kokën dhe të dorëzohen duke u varur nga qindarkat e kalimtarëve, njerëzit që kanë gati një jetë që përballen me dhimbjen, ajo që kanë nevojë është edhe një përshëndetje. Pak kohë dhe një dhomë për nënë Dranen! /Shqiptarja.com

Drane Alushi
Drane Alushi duke lypur

Next Post
Studimi me fakte në Maqedoni: Shqiptarët 47.5 %, maqedonët vetëm 30 %

Studimi me fakte në Maqedoni: Shqiptarët 47.5 %, maqedonët vetëm 30 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In