• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

by Java News
16/06/2022 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

-Kurt Xhepa- deputeti gjysëm gjerman.

13 tetor 2017. Ishte ditëlindja e Dritëro Agollit.

U mblodhën në Muzeun Kombëtar miq, shokë, fansa. Këngë. Valle. Recitime. Kujtime.

Foli edhe Gramoz Ruçi:

– Viti 1992. Dritëroi ishte deputet. Mes miqve që pinte verë, ishte edhe një deputet demokrat. Kur bëheshim thumb, nuk i dalloje socialistin nga demokrati. Nuk po më kujtohet emri i deputetit, por ishte zgjedhur në Librazhd. Një natë, – vazhdoi tregimin Gramozi, – Parlamenti valonte.

Deputetët nuk po e ndanin dot ditën kur u çlirua Shqipëria, më 28 apo 29 Nëntor.

Deputeti demokrat i Librazhdit mori dy gota verë. Një për vete, tjetrën për poetin.

Dritëroi hynte e dilte në sallë. Turfullonte.

-Ta mora gotën e verës. Pi

-Gota më duket e mbushur përgjysmë me ballistë. Nuk e pi,- tha poeti.

-Edhe imja ishte e mbushur përgjysmë me komunistë. E piva!…– tha deputeti demokrat i Librazhdit.

Më pëlqeu tregimi i Gramoz Ruçit. Nisa të  gërmoj. Kush ishte deputeti demokrat?

Pa vuajtur shumë, falë internetit, e gjeta:

Kurt Xhepa.

Në ato vite isha edhe unë deputet. Rrinim bashkë. Pinim treshe:

Kurti, Teodor Keko dhe unë.

Ai verë, ne fërnet.

Një herë e pyeta:

-Kurt! Pse më dukesh si gjerman?

-Gjysmë gjerman jam. Babai im, Qazim Xhepa, shkollën e mesme dhe të lartën e bëri në Vjenë. Atje u dashurua dhe u martua me Hidegard Hochleitner.

Mbaroi shkollën. Punoi një vit në Gjermani.

Në vitin 1934 u kthyen në Shqipëri. Nisi punë në Centralin Elektrik në Durrës.

Pastaj në Tiranë.

Në vitin 1939 më gatuan mua. Pastaj bënë një vajzë, Brigitën. U bë muzikante.

Në vitin 1943 u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese.”

-Ta pimë me fund,- tha Dori, që po e shijonte historinë.

Kurti vazhdoi:

-Erdhi në pushtet Enveri. Babai ishte me njollë. Në fillim e lanë të qetë. Kërkonin sebep. Dhe u doli në shteg bomba në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1951.

E arrestuan. Një vit në hapsanë. I morën shtëpinë dhe katandinë. Pas një viti doli i pafajshëm, por e mori ferra uratën.

Babanë e vuri poshtë mania e presekutimit…

…Kurt Xhepa u bë inxhinier. E emëruan në Pishkash, miniera e hekur-nikelit.

Deputet i PD – së 1992-1996…

Vdiq në vitin 2007…/m.j

Next Post
FOTOT/ Ja kush i qëndroi pas Kryeministrit gjatë vizitës në zonat e bombarduara të luftës në Ukrainë ku sirenat…!

FOTOT/ Ja kush i qëndroi pas Kryeministrit gjatë vizitës në zonat e bombarduara të luftës në Ukrainë ku sirenat...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In