• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Historia e Cecës, ish- gruaja e Arkanit, kriminelit serb që terrorizoi kosovarët

by Java News
07/12/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Svetlana Razhnatoviq, e njohur si Ceca, është këngëtare popullore e muzikës turbo folk në Serbi. Karriera e këngëtares nga Zhitoragje filloi në vitin 1988 për të kulmuar te shqiptarët me me këngën “Kukavice” (Qyqar) më 1993. Ndërkaq popullariteti saj u ngrit sidomos në vitet e ’90-a, atë kohë kur shqiptarët po përndiqeshin nga autoritetet serbe.

Megjithatë, shumë shqiptarë ishin adhurues të këngëtares serbe, pavarësisht faktit se ajo, gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit erdhi në kontakt më organizata kriminale duke bërë që burri i saj atëherë të ishte shefi i mafias serbe, Zhljko Razhnatoviq, i njohur si Arkani, shkruan Gazeta Insajderi.

Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.
Ai e hap edhe një kazino në Beograd, në fillim të vitit 1990, në kohën kur regjimi i Millosheviqit vendosi që të organizonte kryengritje të armatosur të serbëve në Kroaci.

Për luftëra të ardhshme, njerëzit si Arkani ishin të lindur. Aso kohe formohej edhe garda vullnetare, formacion që Arkani e themelon në bashkëpunim me MUP-in e Serbisë dhe atë që më vonë do të njohej si “linja ushtarake” e regjimit të Millosheviqit.

Arkani arrestohet në fund të nëntorit të vitit 1990 nga MUP-i i Kroacisë. Ai dhe disa miq të tij gjatë arrestimit nga kroatët ishte me një veturë terreni. Atyre ju gjenden shumë armatim në veturë.

Pas kësaj, Arkani dhe miqtë e tij arrestohen, mirëpo çuditrisht ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje dhe jo për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues të Republikës së Kroacisë. Në burgun e Remetincit, Arkani në dhomë kishte edhe televizor.

Ai u mbajt aty deri në prill të vitit 1991. Në ndërkohë, Millosheviq dhe Tugjman u takuan gjatë kësaj kohe 2-3 herë. Pas kësaj, në fund të prillit gjykata kroate e la të lirë Arkanin dhe miqtë e tij. Aso kohe, Arkani kishte udhëtuar nga Zagrebi për në Beograd me aeroplan privat dhe u prit si hero.

Gjatë luftës në Kosovë e drejtonte njësinë kriminale të njohur si “Tigrat e Arkanit”. Kjo njësi ishte parë në disa raste gjatë luftës në vendin tonë, por aktivitetin më intensiv e pati me fillimin e bombardimeve të NATO-s.

Garda Serbe Vullnetare paraushtarak e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, ekziston edhe sot. Kështu tha para disa muajsh ish udhëheqësi i Njësisë Speciale ‘Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg.

Arkani ishte i kërkuar edhe nga Interpoli për shkak të krimeve që kreu.
Ky kriminel ka pasur shumë informata dhe ka mundur ti inkriminojë shumë udhëheqës të Serbisë për ta shpëtuar veten- diçka krejt e zakonshme për llojin e tij.

Arkani kishte mbijetuar shumë gjatë në skenën kriminale, duke u bërë me të fortin; duke i tradhtuar shokët dhe duke u shitur herë kriminel e herë patriot. Me se shumti patriot. Ai, madje një kohë ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd.

Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro.

Ceca do të mbajë nesër një koncert në Mitrovicën e veriut me fillim nga ora 12:00.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia.

E pyetur se a ka frikë për këtë vizitë në Kosovë pas sitautës së krijuar, Ceca ka thënë se jo.

“Të jem e frikësuar, jo, nuk e pranoj”, është shprehur Ceca./express/a.meta

Next Post
Ambasada e SHBA: Krijimi i KLGJ dhe KLP, hap madhor për drejtësinë e vërtetë

Ambasada e SHBA: Krijimi i KLGJ dhe KLP, hap madhor për drejtësinë e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In