• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e arbëreshëve në një muze në Vuno të Himarës! Kompleks muzeor, do të rikonstruktohen edhe kishat

by E S
19/07/2025 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lindi edhe ideja e muzeut arbëresh në Shqipëri. Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komiteti arbëresh, ka ruajtur me fanatizëm reliket të jashtëzakonshëm dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve”

Ky premtim i kryeministrit Edi Rama, në samitin e 3-të të Diasporës në Tiranë, do të vihet në jetë shumë shpejt. Një vendim i ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, i 21 shkurtit i ka hapur rrugë ndërtimit në fshatin Vuno të Himarës të muzeut kushtuar historisë së arbëreshëve.

Muzeu parashikohet të ndërtohet në ish shkollën 8-vjeçare në Vuno, një prej fshatrave më të bukur të jugut të Shqipërisë, ku kanë prejardhjen shekullore një numër i madh arbëreshës, familjet e të cilave u shpërngulën nga kjo krahinë në shekullin XVII.

Në dokumentin e termave të referencës, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, thuhet se muzeu do të përfshijë ristrukturimin e të gjithë zonës.

Ish shkolla në Vuno, që duket në këto fotografi të siguruara nga “Report TV”, ka dy ndërtesa. E para, njëkatëshe, që aktualisht përdoret si hostel për turistët, ndërsa një tjetër dykatëshe nuk ka përdorim, pasi gjendja është mjaft e degraduar.

Të dyja objektet do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve arkitekturore dhe restauruese për rehabilitimin dhe adaptimin në muze.

Shkolla gjendet pranë Kishës së Shën Spiridhonit dhe Kishës së Shën Mëhillit, dy objekte, me status monument kulture kategori së I-rë, ndaj përmes këtij projekti synohet të rijetëzohen edhe hapësirat që lidhin këto objekte me njëra- tjetrën, si dhe propozimi i ndërhyrjeve restauruese për to. Pra, si një ansambël muzeal, që synon edhe të tërheqë vizitorë të shumtë.

“Ky kompleks është i përbërë nga një objekt njëkatësh, tërësisht i ri në ndërtim, por i pa rregulluar si objekt, nga një objekt 2 katësh, me fasadë të degraduar dhe teknikë ndërtimi tradicionale. Objektet lidhen me dy kishat nëpërmjet sheshit të përbashkët, shtruar me kalldrëm. Në pjesën e pasme të objektit 2 katësh ndodhet dhe një nga të paktat rrugica të fshatit, të cilat janë ende të shtruara me kalldrëm origjinal. Të dy kishat monument kulture, kanë nevojë për një strategji ruajtje konservimi dhe menaxhimi në tërësi së bashku me kompleksin.”, – vërehet në projektin e miratuar nga MEKI.

Krahas krijimit të një hapësire muzeore dedikuar historisë së arbëreshëve, projekti parashikon edhe ambiente për zhvillimin e aktiviteteve kulturore: hapësirë qendër dialogu; hapësira edukative etj.

“Muzeu kushtuar historisë së arbëreshëve do të përfaqësojë një institucion të ruajtjes së kujtesës sonë kombëtare lidhur me emigrimin e arbëreshëve drejt Italisë, ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar. Njëkohësisht, muzeu do të shërbejë si një pikë turistike e shtuar në fshatin Vuno.”

Projekti është ende në fazën e tij të hershme, por bëhet me dije se për realizimin e muzeut do të prezantohen tre projekte apo modele alternative, ndërsa muzealizimi do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, IKTK, IKRTK, institucionet shkencore dhe te specializuara në fushën e historisë dhe jo vetëm, studiuesit dhe komunitetin Arbëresh në Kalabri.

Pjesë e punës do të jetë edhe një fushatë për mbledhjen e objekteve e të dhënave nga komuniteti Arbëresh në Itali, një fushatë kërkimore terreni në komunitetin Arbëresh, kontakte me muzetë arbëreshë, mbledhje objektesh: jeta e përditshme, kostume folklorike, të dhëna gojore, burime të shkruara, materiale fotografike, video, festa, materiale mbi personalitete të shquara arbëreshe etj.

Lidhjet mes Arbëreshëve dhe Himarës janë të shumta dhe jo rastësore dhe sot, familjet e fshatrave të Bregut që emigruan në Itali vijojnë të ruajnë zakonet e pasura, gjuhën, veshjet, festat, traditat, ritet e besimet e paraardhësve të tyre, edhe pse ruajtja dhe pasurimi i gjuhëve po bëhet shqetësuese prej lëvizjeve demografike dhe formave të reja të komunikimit. /shqiptarja.com/

Next Post
“San Siro” refuzohet nga UEFA, stadiumi legjendar nuk mund të presë “Euro 2032”

“San Siro” refuzohet nga UEFA, stadiumi legjendar nuk mund të presë “Euro 2032”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com