Fenomeni i dhunës në familje po shkon në nivele alarmante. Nëse në në të shkuarën viktima të dhunës kanë qenë kryesiht gratë, tashmë raste nga më të ndryshmet denoncohen çdo ditë në Policinë e Shtetit.
Të shpeshta janë rastet edhe kur vajza të sapomartuara dhunohen nga prindërit e bashkëshortit.
I tillë është rasti i një vajze 27-vjeçare e cila dhunoihej sistematikisht nga vjehrri i saj 62-vjeçar. Vajza me inicialet V.K. u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht nga babai i bashkëshortit të saj në banesën ku ata jetonin në fshatin Thumanë.
Ngjarja ndodhi në momentet kur në banesë nuk ndodhej bashkëshorti i saj. Pasi kishte provuar prej kohësh dhunën psikologjike dhe fizike, nusja e re e shtëpisë vendosi t’i drejtohet policisë. Ajo denoncoi vjehrrin dhunues, i cili më pas u prangos nga uniformat blu.
62-vjeçari me inicialet M.K., akuzohet edhe për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, pasi gjatë shoqërimit ai ka bërë rezistencë. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj efektivëve./Javanews/a.m.