• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e 20-vjeçarit: E pashë të dashurën teksa po kërcente dhe po puthej me shokun tim të ngushtë

by A M
08/12/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia anonime e rrëfyer sot në Tv Klan ishte e një 20-vjeçari i thotë se lidhja me vajzën që pëlqente ishte një motiv që ai të përmirësohej në mësime, por njëkohësisht nuk mungonin skenat e xhelozisë. Madje në një pikë i kërkuan njëri-tjetrit kredencialet e rrjeteve sociale, ndonëse kjo nuk u realizua.

Djali: Unë kam qenë edhe pak xheloz me thënë të drejtën se ka gjithmonë kjo lufta që unë duhet të jem i dashuri perfekt, unë duhet të jem i dashuri i mirë, ti nuk duhet të postosh foto me shokë apo me shoqe, por kjo ka qenë vetëm në fillime se me kalimin e muajve pastaj që ne filluam të kishim një marrëdhënie më të fortë nëse mund ta them kështu, kemi qenë më mirëkuptues me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Xhelozia jote ishte mbytëse për të?

Djali: Jo, nuk mendoj që ka qenë deri aty duke qenë se më ka dashur shumë dhe besoj që deri diku më ka dashur, nuk është se unë nuk e lejoja të dilte me shoqe, por mbaj mend njëherë që i kemi kërkuar fjalëkalimet e Instagram-it njëri-tjetrit, unë nuk ia kam dhënë, as ajo nuk ma ka dhënë, por nga ana tjetër ka qenë edhe ky kompleksi, a jam i dashuri i duhur, a po shkon kjo lidhje ashtu siç duhet që ta kem?

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati kjo lidhja juaj?

Djali: Kjo lidhja ka zgjatur pothuajse një vit, pra ne filluam vitin e parë bashkë, mbaruam gjysmën e fundit të vitit, vazhduam edhe vitin tjetër pak pastaj erdhi…momenti i ndarjes pra.

Ndarja e trishtë që atë e ka shenjuar dhe vazhdon të mbartë një traumë erdhi gjatë një feste. Edhe pse nën moshë, adoleshentët pranojnë se konsumojnë alkool në ambiente të tilla dhe disa gota e kishin dhënë efektin. I riu tregon se në një moment, sytë e tij kishin para pamjen e një tradhtie të dyfishtë.

Djali: Në një moment unë mbaj mend që jam larguar për të takuar ca miq të tjerë dhe kur jam kthyer grupi im shoqëror nuk donte që të rrinim më në party dhe s‘po e kuptoja se po kalonim shumë mirë. Aty është momenti pastaj që unë e kuptova se përse donin që të largoheshin sepse në një moment unë shoh të dashurën time që po kërcente dhe po puthej me shokun tim të ngushtë.

Ardit Gjebrea: Me shokun tënd të ngushtë?

Djali: Po. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, edhe sot e kam pak të vështirë të besoj në marrëdhënie shoqërore apo më tej. Unë e di që jo të gjitha rastet janë kështu, por ka edhe si ky rasti./a.m.

Next Post
Rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin, analiza e VOA: Çfarë pritet të ndodhë?

Rebelët rrëzojnë nga pushteti Assadin, analiza e VOA: Çfarë pritet të ndodhë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In