Milazimi, që punonte si inspektor i INUK, nuk e ka pranuar këtë akuzë, por herë pas here Graniti e pyeste dhe pretendonte se vajza 8-vjeçare kishte marrë sasinë e lekëve.
Nga ana tjetër, Milazim Shehu, nuk e ka pranuar në asnjë moment këtë fakt, duke i pohuar Granitit “…ti ke parë vajzën time duke vjedhur, paske kamer në dhomë….?”, më pas kanë thërritur dhe pyetur vajzën aty në rrugë, e cila e ka mohuar vjedhjen e parave e më pas ka hyrë brenda në shtëpi.
Por fill pas kësaj, dy kushërinjtë të gjendur në rrugë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku Graniti ka vrarë me thikë Milazimin. Për këtë vrasje Granit Shehu është shpallur në kërkim, ndërkohë prokuroria ka kërkuar dënimin me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes për shkak të hakmarrjes”. Mirëpo, në 31 tetor 2016 Gjykata e Tiranës ka ndryshuar akuzën e prokurorisë, duke e akuzuar me 16 vite burg për akuzën e “Vrasjes me paramendim”.
Sipas organit te akuzës, si edhe sipas provave te administruara shkak i ndodhjes se krimit te mësipërm, rezulton dyshimi i te pandehurit, sipas te cilit vajza e viktimës duke qene edhe fqinje i kishte vjedhur atij ne banese një shume prej 12.000 lekësh, te cilat me gjithë kërkimet prej të pandehurit viktima nuk e pranonte një fakt të tillë. Gjatë gjykimit, gjykata ka pranuar të dëgjojë dëshminë e gruas së viktimës Milazimit. Shtetësja V.Sh. Kjo e fundit ka treguar se “..Më datë 16 shtator 2015 në shtëpinë e tyre ka qenë për vizitë kunati i saj Xh.Sh me familjen e tij.
Pasi kanë dalë tek porta e shtëpisë janë takuar me shtetasin Granit Shehu, i cili po dilte nga shtëpia e tij me një makinë tip “Smart” dhe është takuar dhe përshëndetur me Xh. dhe aty në prani u ka thënë se po i bënte guide me makinë bashkëshortes së tij, S. Pas një ore konkretisht rreth orës 17:00 kur Graniti është kthyer nga guida ka vënë re që i ka folur Milazimit dhe të dy kanë qëndruar afër portës së oborrit të shtëpisë së Granitit.
Më pas V, është thërritur nga ana e burrit të saj dhe pasi është afruar ai e ka pyetur “…di gjë se vajza ka marrë 12.000 lekë të shtëpia e Granitit…?” ndërsa ajo i ka thënë se s’ka mundësi pasi vajza e tyre nuk di as të numërojë paratë,pasi ajo është në moshë 8 vjeçare. Në këto momente Graniti ka ndërhyrë duke thënë se “…e kam pyetur vajzën dy javë më parë dhe ka thënë se po i kam marrë pasi vetëm G. ka hyrë në dhomë…”. Milazimi i është drejtuar Granitit duke i thënë “…ti ke parë vajzën time duke vjedhur, paske kamer në dhomë…?”, më pas kanë thërritur dhe pyetur vajzën aty në rrugë, e cila më pas ka hyrë brenda në shtëpi.
Shtetasja V.Sh pasi ka hyre brenda në shtëpi bashkë me vajzën e mitur ka dëgjuar të shara dhe të bërtitura dhe menjëherë ka dalë përjashta te porta dhe pretendon se ka parë bashkëshortin Milazim Shehu të gjakosur,i cili ishte ngjitur me Granitin ndërsa kunati i Granitit, K.D. ishte me një dërrasë në dorë duke qëlluar Milazimin. Menjëherë nga ana e saj është ndërhyre duke ulëritur “…o maskarenj ç’farë bëtë…” dhe duke e tërhequr të shoqin i cili është rrëzuar afër portës së oborrit të shtëpisë.
Me ndihmën edhe të disa familjarëve të saj kanë dërguar me njç automjet bashkëshortin në spitalin “Hygea”, ku me gjithë ndërhyrjen e mjekëve rreth orës 01.00 shtetasi Milazim Shehu, ndërroi jete…”. E pyetur rreth motivit të kësaj ngjarje shtetasja V.Sh,duke pohuar se më të pandehurin Granit Shehu bashkëshorti i saj Milazim Shehu nuk ka patur konflikte, ajo pretendon se shkak i konfliktit ka qenë pasi i pandehuri ka thënë se vajza e tyre G. i ka vjedhur atij 12.000 lekë dhe sipas saj këtë gjë e ka thënë i pandehuri qëllimisht që të konfliktohet me bashkëshortin dhe më pas për ta vrarë atë.