• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia/ 300 dhitë e Mamurrasit që mbajtën larg banorët e fshatit nga mbjella e kanabisit

by Java News
07/11/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai quhet Eronit Lama. Është vetëm 32 vjeç, por kush e njeh, e di që djali me origjinë nga Kukësi, por i rritur në Tiranë, nuk është  si bashkëmoshatarët.

Ka mbaruar studimet për administrim biznesi dhe numëron një sërë investimesh të suksesshme, si administrimi i një policie private, distributor vaji për makina, e ndër të fundit është kjo fermë dhish në Mamurras. Por nuk i pëlqen të quhet biznesmen.

“Unë nuk e quaj veten biznesmen, se duket paksa arrogante, më pëlqen ta quaj veten menaxher i punëve të mia.”- thotë Eroniti për dritare.net

Ideja për të ngritur fermën dhe prodhuar djathë dhie, i lindi nga udhëtimet e shpeshta që bënte në fshatra të ndryshme.

“Projektin e kam ndërmarrë me bashkëshorten time. Ideja për të bërë një fermë, na lindi spontanisht. Ne të dy jemi rritur në qytet, por shkojmë shpesh në fshatra për piknik. Duke qenë se të dyve na pëlqen shumë prodhimi, menduam që djathi i dhisë është një investim i mirë.”

 Për të mbështetja më e madhe është vet bashkëshortja.

“Ne jemi një skuadër e mirë. Nga kjo fushë nuk kemi ditur asgjë, por po studiojmë, më së shumti sepse po na pëlqen shumë. E kemi me shumë pasion, në fillim ishim skeptikë, nëse ia vlente apo jo. Por tani jemi duke e parë me më shumë dashamirësi, duam të sjellim gjëra që nuk janë në treg.”- thotë Eroniti për dritare.net, teksa drejtohemi për në Fushë-Mamurras, ku ndodhet stalla e dhive.

Janë të shumta tokat djerrë anë rrugës. Është një prej zonave, ku mbjellja e hashashit është burimi primar finaciar.

“Kjo është një zonë, banorët e së cilës merren kryesisht me mbjellien e hashashit dhe nuk kishin prodhim ushqimor për dhitë, pasi nuk i punonin tokat. Prandaj vitin e parë isha i detyruar të merrja ushqim në zona më ta largëta, por prodhimi që unë mora ishte shumë i madh. Kjo i cuditi, por edhe joshi disi fshatrët e zonës, të cilët nisën të mbillnin tokat. Këtë vit, ushqimin për dhitë e kam marrë vetem nga Fushë Mamurrasit dhe  kemi dalë me fitim të dyja palët.  Jo vetëm mua më është ulur kosto, por më e rëndësishme banorët , nga prodhues hashashi, tani janë prodhues ushqimi organik për dhitë dhe kjo e bën punën e tyre jo vetëm  legale, por edhe më fitimprurëse.  Ata fitojnë më shumë me punë të ndershme. Unë vetëm jam kujdesur që të mos përdorin pesticide, pasi dua që prodhimi të jetë sa më afër organikes.”

Sapo afrohesh te Ferma e Dhive, menjëherë të bie në sy ndërtesa, kushtet e të cilës janë nga më cilësoret dhe ambjenti i pastër që dallohet sapo hyn në oborr.

 Kur hyjmë në stallë për të parë dhitë, fytyra e Eronitit ndryshon, bëhet më i qeshur dhe më i qetë.

“Vij çdo ditë për t’i parë dhitë, më janë bërë pjesë e imja, më qetësojnë shumë. Madje, kur jam i mërzitur nuk vij këtu, pasi nuk dua t’ia përcjell atyre energjinë negative. I njoh të gjitha, vetëm emra nuk iu kam vënë. Edhe vajza ime që është tre vjeçe , sa herë që vjen këtu është shumë e gëzuar. Jemi familjarisht të dashuruar me dhitë tona.”- thotë Eroniti për dritare.net, teksa shkon të ledhatojë,  ‘fëmijët e tij të dytë’.

Në stallë janë 300 dhi, por kapaciteti është për 700 krerë dhe për këtë arsye Eroniti do të shtojë edhe 400.

“Tashmë dhitë janë në kohën e mbarështrimit dhe për këtë arsye prodhimi në këtë periudhë, është i ulët.

Kemi krijuar një sistem që edhe dhitë ta kanë të lehtë për të shkuar te makineria e mjeljes. E cila ka kapacitet për 25 krerë dhe procesi i mjelies zgjat rreth 5 minuta. Vitin e parë e kishin pak problem të ambjentoheshin dhe një mjelje na zgjaste shumë, por tani dhe dhitë  janë mësuar. Qumështi kalon në disa filtra,  duke hequr të gjitha papastërtitë dhe aromat e pakëndshme, njëkohësisht duke ruajtur vlerat unike të qumështit të dhisë. Pas çdo mjeljeje makineria vihet në autolarje duke bërë dezinfektimin e saj. Më pas qumështi shkon në baxho,   ku nis proçedura e prodhimit të djathit. Atje bëhet  ruajtja dhe stazhonimi, i cili është shumë i rëndësishëm. Pasi në periudhën e stazhinimit, djathi humb bakteret e dëmshme dhe pasurohet me ato të nevojshme dhe të domosdoshme për organizmin e njeriut.

Dëshira e Eronitit për të pasur interaktivitet me njerëzit dhe për t’i dhënë atyre mundësi të njohin nga afër procesin e prodhimit, është mbi fitimin monetar.

“Në katin e dytë, jam duke rregulluar një ambjent të përshtatshëm për studentët e Universitetit Bujqësor, që të vijnë të mbajnë seminare. Ende nuk kam folur me Universitetin, por jam shumë entuziast për idenë dhe mendoj se do ishte shumë pozitive dhe për ta. Atje ndodhet dhe zyra e veterinerit, në të cilin mbajmë të gjitha ilaçet e nevojshme dhe janë kartelat e dhive, pasi çdo gjë e tyre është e regjistruar.

Qëllimi im ishte të investoja në diçka që do më plotësonte, gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm që nuk do e kisha fitimin e menjëhershëm,  por e di që do jetë një fitim afatgjatë. E dija që nuk do të kisha fitim të menjëhershëm, por unë tani po e shoh që po ecën. Mbi të gjitha që ka impakt te njerëzit.”

Fjalia që më thonë më shpesh kur vijnë njerëzit për të parë fermën është ‘çfarë ndërtese paske bërë’, pra janë më të fokusuar te pjesa e arkitekturës, më tepër se te qëllimi i ndërtesës. Nuk shohin dhitë,  por shohin ndërtimin. Unë prandaj i dua shumë fëmijët, pasi kur vijnë nuk shohin çfarë ndërtimi ke bërë, ata duan vetëm të luajnë me dhitë.

Para një jave erdhën disa fëmije të klasës së parë, për të vizituar dhitë. Ata, po ashtu edhe unë, u kënaqëm shumë. Atyre iu dukej e çuditëshme se si vinte qumështi nga dhia. Fëmijët që rriten në qytet nuk e kanë shumë konceptin e këtyre gjërave, pasi nuk i njohin.”

Për Eronitin, puna ka qenë një pjesë e pandashme. Që në moshën 14 vjeç, kur ka nisur punën e parë.

“Kam punuar që 14 vjeç dhe i kam bërë të gjitha llojet e punëve, madje dhe ndërtim. Nuk ka qenë për nevojë ekonomike, pasi im at është ekonomist, ndërkohë mamaja ime ka qenë drejtoreshë shkolle. Por më vinte zor të kërkoja lekë në familje. Kur mbusha 14 vjeç,  mora lekët e fundit nga babai im. E mbaj mend dhe sot, kur i thashë se më duheshin lekë për të festuar me shokët, por ajo do të ishte hera e fundit. Dhe që atëherë, çdo shpenzim timin e kam nxjerrë vet.”

Eroniti është një prej atyre historive të bukura të suksesit, që ngjan si përrallë, por është e vërtetë.

“Duhet të nisësh me diçka, që të ecësh përpara, do të humbasësh, mos u demoralizo, provo një gjë tjetër. Dita e mirë duket që në mëngjes, ai që punon ia sheh frytet. Një njeri nuk duhet ta quajë veten të suksesshëm asnjëherë, pasi këtu fillon rënia, njëkohësisht nuk duhet të jesh as shumë ambicioz. Pjesa e fermës më ka ndihmuar shumë nga pjesa shpirtërore. Të jesh biznesmen i ri, fillon edhe humbet shumë anën emocionale. Kjo sepse, duke qenë se hyn në biznes në moshë të re, duhet t’iu rrish me një qëndrim disi autoritar, të tjerëve, që  të të marrin seriozisht. Por me fermën unë kam riftuar atë pjesën njerëzore.

Dhe nuk kam bërë shumë marketing. Unë  jam si gjerman, nëse të pëlqen shumë mirë, nëse jo mund ta lësh. Pasi unë e di çfarë produkti kam dhe cilësinë e tij.”

Për 32-vjeçarin hapi i radhës është krijimi i një ferme, për të ndërtuar një baxho të re dhe një restorant me produkte organike. Do ta quajë “Artisan Cheese”, për të treguar natyrën artizanale me të cilën bëhet prodhimi i djathit.

 “Në kokë kam disa projekte që dua t’i zhvilloj, do bëj një cikël të mbyllur, nga ushqyerja e dhive, te marrja e qumshtit, për ta vazhduar me prodhimin e djathit, por edhe produkteve të tjera.Nuk mund të bësh kos me qumshtin e dhisë, por ai është shumë i mirë për të bërë kos frutash. Madje gruaja ime kudo që shkon mbledh fruta, nga më të çuditëshmet dhe vjen në shtëpi për të bërë eksperimente. Ku i dihet, çfarë do të bëjmë tjetër.

Është e rëndësishme të mos e shohësh punën tënde, vetëm me syrin “nuk po na jep”. Ndoshta nuk do kesh përfitime muajin e parë, por më vonë nëse punon e i rri në kokë, patjetër që do marrësh përfitimet. Duhet vetëm durim. /Dritare.net/a.k

Next Post
Murray fiton Mastersin e Parisit, ngjitet në vendin e parë

Murray fiton Mastersin e Parisit, ngjitet në vendin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In