• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori suksesi/ Njihuni me shqiptaren që po mahnit New Yorkun

by A R
03/09/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marie-Ange Nguci është franko-shqiptare.

Origjina e saj është nga Fieri. Nuk është një emër i  njohur në Shqipëri, por kjo nuk të çudit. Në Shqipëri lajmet e mira, ato për shqiptarët që bëjnë çudira profesionale, vijnë vonë.

Unë e njoha Marie-Ange nëpërmjet zonjës Tanya Domi, pedagoge e marrëdhënieve publike dhe ndërkombëtare në Universitetin e Columbias në Nju-Jork.

Znj. Domi është pjesë e Institutit të Demokratëve, me qendër në Washington DC. Ajo jep gjithashtu mësim për të drejtat e njeriut. Tanya është një mikeshë e afërt e Hillary Clinton dhe ndihmë e çmuar për të, në fushatën presidenciale. Takimi me Tanya erdhi për shkak të fushatës në SHBA. Kur i kërkova një intervistë, për dritare.net, ajo më tha: “A e di, që edhe unë jam shqiptare? Gjyshërit e mi janë shqiptarë. Do të të çoj të dëgjosh dhe intervistosh një studente shqiptare të rrallë. Ajo na bën krenarë në Universitet”.

Nuk ka më shumë kënaqësi sesa të takosh njerëz të tillë që tregojnë për Shqipërinë brenda vetes dhe krenojnë shqiptarët, kudo janë dhe ndërtojnë Shqipëritë e tyre./dritare.net

Dritare.net- Marie-Ange, ju jeni e vetmja shqiptare që është pranuar në programin e Doktoratës për Muzikë, në CUNY, në Universitetin e Qytetit në Nju Jork. Për ju më tregoi Tanya Domi, me shumë krenari.

Faleminderit. Jam shumë e prekur nga kjo. Hyrja në programin e Doktoratës përbën për mua një  kënaqësi të veçantë sepse prezanton mirënjohjen e punës sime dhe më hap horizonte të reja për të thelluar studimet dhe perfeksionuar, por nga ana tjetër nuk harroj përgjegjësinë që krijon, sepse puna ime duhet të jetë tashmë akoma më e ngjeshur për të kurorëzuar me sukses doktoratën dhe për të merituar plotësisht besimin që më është bërë duke më pranuar në Universitetin e Qytetit të Nju Jorkut.

Shpresoj gjithashtu që hyrja e një shqiptare në CUNY t’u japë të tjerëve studentë shqiptarë kudo ku të ndodhen në botë, krenari dhe mbi të gjitha, besim në forcat e tyre dhe kurajo për të shkuar sa më lart.

Dritare.net- Pse zgjodhët Nju Jorkun dhe pikërisht këtë Universitet?

Vitin e kaluar erdha në Nju Jork, të merrja pjesë bashkë me një grup prej 4 studentësh pianistë të zgjedhur nga shkollat e larta të muzikës në Francë, për ta përfaqësuar në një festival e konkurs ndërkombëtar të pianos (International Keyboard Institute and Festival). Unë pata fatin të fitoja çmimin e parë në këtë konkurs (MacKenzie International Piano Competition). Gjatë kohës që kalova në Nju Jork, u interesova për universitetet, mora programet dhe librat, dhe kështu u përgatita për provimet e hyrjes në doktoratë. Duke pasur studimet e mia kryesisht në Francë dhe pjesërisht në Vjenë, mendova që një profil studimesh sa më internacional, është i rëndësishëm dhe më i plotë në shekullin tonë. Programet dhe metodat e punës ndryshojnë nga një universitet në tjetrin dhe hapin rrugë të reja. Do të kem në CUNY disa lëndë që nuk i gjej në universitete të tjera dhe që janë të rëndësishme për specializimin tim. Gjithashtu, CUNY ofron garancinë e një universiteti me cilësi shumë të lartë dhe me kondita akademike të rëndësishme, dhe jep mundësinë e njohjes së profesorëve të merituar si dhe të studentëve të tjerë të zgjedhur nga e gjithë bota.

Gjithashtu, Nju Jorku është një qytet me shumë institucione të rëndësishme për muzikën dhe me një jetë muzikale dhe artistike të ngarkuar, si dhe plot me muze, biblioteka, që do t’i japin mundësi dhe vizione të reja jetës time.

Dritare.net- Sa i vështirë ishte provimi i pranimit?

Provimi për hyrjen në CUNY ishte shumë i gjerë si nga ana e teorisë dhe e analizës muzikale, po ashtu edhe nga e historisë së muzikës. Megjithëse njohuritë e gjëra merren pak nga pak gjatë gjithë jetës, një përgatitje serioze për këtë provim ishte e domosdoshme. Për më tepër, unë kisha gjithashtu një pjesë të teorive që ishin të reja apo me tjetër metodologji.

Megjithëse vështirësia e një provimi varet shumë nga dijet dhe përgatitja e secilit, ajo që streson me shumë është edhe koha e shkurtër. Një organizim shumë i mirë dhe përqendrim i vazhdueshëm ishin gjithashtu të nevojshme për të përballuar një provim të tillë.

Përveç provimit teorik me shkrim, konkursi përmbante edhe provimin praktik të instrumentit të muzikës.

Dritare.net- E prisnit përgjigjen pozitive?

Në përgjithësi, evitoj të mendoj për rezultatin. Mundohem të realizoj sa më mirë të jetë e mundur provimin, ose konkursin apo koncertin.

Rezultatet varen shumë shpesh, jo vetëm nga dijet tona, por edhe nga kushte të ndryshme anësore që është e vështirë të parashikohen. Kur rezultatet janë pozitive, jam sigurisht shumë e lumtur, por duke mos harruar që në jetë gjërat nuk mund të përcaktohen vetëm nga një sukses dhe gjithmonë duhet vazhduar përmirësimi për të mbajtur nivelin sa më të lartë.

Dritare.net- Ju performuat live mes të gjithë studentëve, profesorëve dhe të pranishmeve në sallë dhe u shoqëruat me duartrokitje të mëdha. Unë u emocionova. Po ju si ndiheni në të tilla ngjarje?

U bënë tashmë shumë vite që unë kam fatin të bëj koncerte për publikun në shumë vende të botës. Emocionet janë gjithmonë të pandashme. Por këtë herë isha përpara gjithë profesorëve e studentëve me të cilët unë do të jetoj e punoj në vitet e ardhshme, që përbën për mua një eksperiencë të rrallë, të ngarkuar me emocione të veçanta. Unë i jam shumë mirënjohëse Universitetit të Nju Jorkut (CUNY) që më zgjodhi për koncertin e hapjes së vitit universitar dhe për pritjen aq dashamirëse dhe inkurajuese që më bënë. Për mua këto momente do të ngelen të paharrueshme dhe të papërsëritshme në jetën time.

Dritare.net- Që në moshën 13 vjeçare ka nisur suksesi juaj në botën e muzikës, atë të pianos më konkretisht dhe është shpërblyer me çmime dhe pse në një moshë të re, duke u vlerësuar si një talent i rrallë në muzikë.

Për mua studimi i pianos ka qenë gjithmonë një kënaqësi dhe shpresoj të kem fatin ta vazhdoj gjithë jetën. Po inkurajimet që më kanë dhënë zemër për të vazhduar dhe për t’ju kushtuar pianos më në veçanti, kanë qenë mirënjohja dhe vlerësimi i punës sime me anë të çmimeve dhe të kërkesave për koncerte nëpër botë.

Në moshën 13 vjeçare mora pjesë në konkursin ndërkombëtar të pianos në Lagny-sur-Marne në Francë, ku fitova çmimin e parë. Ky çmimin më hapi rrugën për koncerte në Francë dhe Evropë, si dhe më dha besim në mundësitë e mia për të provuar konkursin e një nga shkollave më të vështira, por shumë të rëndësishme për muzikantët, Konservatori Kombëtar Superior i Muzikës në Paris (CNSM). Që nga fitimi me unanimitet të konkursit CNSM në Paris, çdo gjë eci me shpejtësi të madhe për mua. Sot jam 18 vjeç, dhe kam mbaruar që prej dy vjetësh Bachelor në Muzikologji në Universitetin e Sorbonës në Paris si dhe një Master të Pianos në CNSM, dhe këto dy vitet e fundit i zgjerova studimet drejt dy Masterëve të tjerë, në Pedagogji dhe në Analizë Muzikale, si dhe një Bachelor në Ondes Martenot. Në të njëjtën kohë jam munduar të mbaj një aktivitet koncertesh pianistike. Çmimi i parë në konkursin MacKenzie më afroi me Amerikën dhe shpresoj tashmë të kurorëzoj me sukses doktoratën në CUNY si dhe koncertet dhe konkurset që më rezervon e ardhmja.

Dritare.net- Si ka lindur pasioni për pianon?

Kam dy pasione, njëra është muzika dhe tjetra studimi. Muzika është vitale për shpirtin tim dhe do ta kisha jetën të trishtuar pa muzikë, kurse studimi, ngaqë unë jam njeri kurioz në çdo gjë, është në vetvete po aq i rëndësishëm . Duke studiuar një instrument muzike, të dyja pasionet e mia afroheshin dhe më mbushnin jetën në mënyrë të ekuilibruar. Pianoja është një instrument me një repertor shumë të madh, që prek pothuajse të gjitha periudhat dhe llojet e muzikës, duke qenë gjithashtu instrumenti ideal për studimin e veprave të tjera të muzikës, të teorisë së muzikës, apo të teknikave të ndryshme të kompozicionit. Sot pianoja është pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e jetës time.

Dritare.net- Kush është kompozitori i preferuar?

Unë nuk kam vetëm një kompozitor të preferuar. Më duket gjithmonë se duke dhënë një emër, përjashtoj të tjerët. Me pëlqen të studioj jo vetëm kompozitorët e mëdhenj dhe repertorët që janë afër temperamentit tim, por edhe të tjerët, të epokave të ndryshme, pa harruar muzikën e sotshme, dhe veprat e kompozitorëve të rinj më pak të njohur si dhe kompozitorët shqiptarë, sepse kështu zgjeroj dhe thelloj mundësitë dhe njohuritë e mia dhe ndihmoj në përhapjen e muzikës së re shqiptare. Kjo është gjithashtu një nga anët e mrekullueshme dhe shumë tërheqëse të profesionit tim, ku jepet gjithmonë mundësia të punohet mbi diçka të re dhe ku përmirësimi dhe thellimi i kualitetit të interpretimit është i pambarueshëm.

Dritare.net- Si e kaloni kohën, përveç muzikës?

Përveç praktikës së pianos dhe studimeve universitare, më pëlqejnë disa sporte, sidomos noti.

Gjithashtu, prej koncerteve të shumta, kam fatin të udhëtoj në vende të ndryshme të botës. Kudo që shkoj, mundohem të vizitoj sa më shumë për t’u njohur me kulturën, historinë dhe zakonet e vendit, dhe në përgjithësi mundohem të rikthehem për koncerte të tjera.

Gjatë udhëtimeve i kushtohem studimit të gjuhëve të huaja, si dhe leximit të literaturës ose filozofisë. Sot jam më shumë e lidhur me shkencat humane si filozofia, historia dhe psikologjia konjitive, por kur isha fëmijë pasionet e mia ishin matematika, biologjia dhe kimia. Po mos të bëja muzikë, mbase do të isha në laborator kërkimi për kimi ose biologji, por duke dëgjuar muzikë klasike gjatë punës. Në të vërtetë, në çfarëdo rruge që do të kisha ndjekur, mendoj që s’do të kisha jetuar asnjëherë pa e mbushur jetën time me muzikën klasike në një mënyrë ose në një tjetër. /Dritare.net/a.m.

Next Post
VIDEO/ Shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert madhështor në Vatikan nga yjet shqiptarë

VIDEO/ Shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert madhështor në Vatikan nga yjet shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In