• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori suksesi/ Flotës së avionëve në aeroportin e Rinasit i shtohen 18 destinacione, Rama: Kemi tejkaluar 100% të rikuperimit pas pandemisë

by Java News
08/06/2023 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme u inaugurua kati i dytë i aeroportit të Rinasit ku do të operojë kompania ajrore e njohur ‘Ryanair’. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se deri para pak vitesh dukej e pamundur që në Shqipëri të operonte një kompani e tillë e njohur botërisht. Ndërsa tha se shkak për këtë është fakti se Shqipëria tashmë ka një vulë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Dikush vite më parë më tha se Ryanair nuk është kompani fluturimi por vula që i vihet një vendi kur kthehet në destinacion global. Fakti që Reyanier iu shmanget do të thotë se nuk keni arritur në atë nivel. Ardhja e Ryanair me 18 destninacione nga Tirana nëpër Europë tregon se kemi marrë një vulë të rëndësishme që vjen nga një përpjekje e gjatë për të ndryshuar katërcipërisht jo vetëm imazhin e Shqipërisë por për shumë gjëra që lidhen me krijimin e këtij imazhi”- u shpreh Rama.

Ai shtoi se Aeroporti i Tiranës ka zënë vendin e parë ndër aeroportet e Evropës që ka tejkaluar 10% të rikuperimit duke shënuar mbi 5.2 milionë pasagjerë gjatë vitit të kaluar.

“Jam i bindur se shpejt do lindë nevoja për të tjera hapësira, plus zgjidhja e problemit kronik të parkimeve është në punim. Aeroporti i Tiranës sipas të dhënave të aviacionit europian është i vetmi në Europë që ka tejkaluar 100% e rikuperimit pas pandemisë. Shifra e vitit të shkuar ishte 123% plus pas pandemisë. I dyti ishte ai i Stambollit dhe më pas vinin të tjerët. Në këtë aeroport janë përpunuar 5.2 milionë pasagjerë. Ambicia e kompanisë është për të prekur shifrën e 7 milionëve. Objektivi i vitit 2027 u arrit vjet. Jam i bindur se objektivi për 10 milionë turistë do të jetë për një kohë shumë të shkurtër”- tha kryeministri.

Duke përmendur koncesionin e dhënë shumë vite më parë për aeroportin e Tiranës, që e kthente në aeroportin më të shtrenjtë të Europës, Rama theksoi tha se tashmë situata është krejt ndryshe dhe se vendi është çliruar nga koncesioni që vendoste shtetin nën kushte të vështira.

“Aeroporti i Tiranës është një kompani suksesi. Pas vitesh të tëra nën thundrën e një koncesioni të tmerrshëm të bërë për kushtet në të cilat e vinte shtetin dhe pasagjerët. Për shkak të atij koncesioni ishim aeroporti më i shtrenjtë i Europës. Sot kjo situatë është përmbysur katërcipërisht, por jo vetëm sepse ne kemi bërë çlirimin e aeroportit nga thundra e atij koncesioni por se kompania shqiptare që u paragjykua sot faktet flasin se jemi në kushtet e një historie krejt tjetër”-nënvizoi ai.

Kompania Ryanair i bashkohet flotës që operon në aeroportin e Rinasit me 18 destinacione, nga të cilat 9 prej tyre janë të reja për Shqipërinë./m.j

Next Post
Deputeti demokrat: Bashës i thashë që PD i duhet fytyrë e re! As ai, as Berisha, as Meta s’sjellin fitore! Opozita në këtë gjendje…!

Deputeti demokrat: Bashës i thashë që PD i duhet fytyrë e re! As ai, as Berisha, as Meta s'sjellin fitore! Opozita në këtë gjendje...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In