• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori shqiptare/ Artisti që e nisi nga puna e krahut është në Operën Mbretërore në Suedi

by Java News
19/01/2019 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talent, punë dhe fat. Ky trekëndësh që në përgjithësi çon në sukses, duket se deri sot nuk kishte lidhje me Andrea Naston, një shqiptar në Greqi, të cilit i mungonte elementi i tretë, fati. Andrea, një muzikant i talentuar shkoi në Greqi në moshën 18 vjecare për një jetë më të mirë. Sot ai është bërë personazh në median greke, për faktin që më në fund edhe fati i buzëqeshi.

Kur mbërriti në Greqi ai nuk e kishte përfunduar shkollën e muzikës për kanto, ndaj vijoi studimet dhe u diplomua në Athinë në konservatorin e muzikës. Por ndërkohë i është dashur të punojë shumë. Ka punuar në dy-tre pune, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Që nga transporti, kamerieri, kopshtari, shitës karburanti, disa prej tyre në të njëjtën kohë. Por dashuria e tij e madhe ishte, është dhe do të jetë muzika, dhe Andrea është shembulli që vërteton se kur je i pasionuar për diçka, nuk e njeh as lodhjen, as sakrificën.

Sot 46 vjecar, baba i një vajze Andrea Nasto tregon se flinte vetëm dy ose tre orë në ditë. Kur kthehej në shtëpi natën vonë, qëndronte zgjuar dhe të studionte. Kur punonte si kamerier ndonjëherë merrte mikrofonin dhe këndonte duke emocionuar klientët e restorantit.

“Në zhanrin që këndoj ka pak mundësi dhe madje më pak në Greqi. Është gjithashtu një çështje fati, i cili nuk më ka ndihmuar deri tani”, thotë Andrea për median greke.

Grekët thonë se “talenti  dhe kollitja nuk mund të fshihen”. Kështu 46-vjeçari filloi të bëhej i njohur. Duke punuar gjithmonë disa orë në ditë, ai filloi të shikonte jashtë vendit për mundësinë e tij të madhe. “Vitet kalojnë dhe nuk kam kohë për të pritur mundësinë”, tha ai dhe iku.

Pas një provimi shumë kërkues, ai arriti të fitojë vendin e tij në Stokholm, si tenor i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Ajo që bëj më mbush jetën dhe shpirtin. Ndjenja pozitive më pushtojnë kur këndoj. Unë besoj tek vetja ime edhe pse kam patur shumë dështime, por është njerëzore dhe e bukur të jetosh me vuajtjet e tua. Askush nuk e di ku të con fati, ndaj provoni. Unë do të këmbëngul deri sa të vdes, sepse besoj se kur këmbëngul, në një moment do të ndodhë ajo që dëshiron”, thotë ai.

Deri në verë kur Andrea të këndojë në operan mbretërore të Suedisë, për të cilën po punon, Andrea Nasto këndon tani në hollin e hotelit Britania e Madhe!  (BalkanWeb)

Next Post
Nga Babale, në Banale!

Basha shpërblen besnikët e vet, gradohen Nishani, Gjana, Kosova, Paloka dhe Spaho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In