• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Histori frymëzimi/ Erdhi nga arat dhe u bë kryeministre. Jacinda Ardern që u ngjit në majë

by Java News
04/01/2021 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është një vijë e drejtë në ngjitje të vazhdueshme, e rrëfyer nga gazetat në të gjithë botën si një roman i jashtëzakonshëm.

Në disa aspekte, sigurisht që është kështu. Megjithatë, ajo e Kryeministres aktuale të Zelandës së Re, e konfirmuar këtë vjeshtë në zgjedhje me 49.1% të votave, është gjithashtu historia normale e një gruaje, që është e lirë të shprehet dhe të drejtojë një vend. Të paktën, ajo që shumë dëshirojnë të bëhet: një shembull i një normaliteti të ri.

Lindur në 1980, Ardern u rrit në Murupara, një qytet i vogël me 1,970 banorë, të shpërndarë në fshatrat në jug të Auckland. Në Google Maps është një pikë mbi një hapësirë të gjelbër, aq larg nga qendra e botës sa nuk mund të imagjinoni asgjë të ndodhë atje. Prindërit e saj i përkasin besimit Mormon dhe kishin profesione të zakonshme: babai polic, nëna e punësuar në një mensë shkollore. Puna në ara është një zakon për të gjithë në ato anë, dhe Jacinda, pasdite pas shkollës, si vajzë e re hipte në traktor për të ndihmuar në mirëmbajtjen e tokës së familjes. Mund të jetë me mijëra kilometra larg nga kryeqytetet e Kinës, Evropës, Shteteve të Bashkuara, por ky cep i përgjumur i provincës është gjeografia që ne të gjithë e njohim, në realitet. Në fakt, shumica rriten si Ardern, në skaje. Dhe pa arsim, pa pasione, mbeten atje përgjithmonë.

Ajo ishte e zonja dhe spikat shumë herët. Vajza provinciale studion, diplomohet, dashurohet me politikën dhe shkon në Britaninë e Madhe, vendin e huaj ku ndodhin gjëra. Në vitin 2006, në moshën njëzet e gjashtë Vjeç, ajo u bë “më e mira e ekipit” të Tony Blair. Ajo është e re, është grua dhe vjen nga larg. Duket sikur ato protagonistet e sagave aventureske që nisin një destinacion të ri, me guximim prej pionierësh. Veçse në ato saga, protagonistë ishin gjithmonë dhe vetëm meshkuj.

Ardern mund edhe të mos kthehesj më, duke qëndruar në qendrën që ka arritur. Por digjet me një zjarr që e di kushdo që ka lënë provincën: nevojën për të përmirësuar fillimet veta. Kështu që kthehet në Zelandën e Re, në vitin 2008 zgjidhet të drejtojë Socialistët e Rinj dhe, në më pak se një dekadë, ajo do ta gjejë veten duke u betuar si Kryeministre. Në moshën 37 vjeç, dhe shtatzënë.

 

 

Jacinda Ardern, nga viti 2017 deri më sot, nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se të thyejë rekorde dhe të hedhë në erë stereotipe: Kryeministrja e parë femër, Kryeministrja më e re në botë, Kryeministrja që i jep gji foshnjës së vet në asamblenë e përgjithshme të OKB. E sjellshme, e dhembshur, amësore. Por edhe e fortë. Ishte ajo që u përball me masakrën e Christchurch pa u përkulur – 50 myslimanë të vrarë dhe 40 të plagosur – duke i mohuar terroristit, supremacistit të bardhë, deri edhe një emër. Dhe ishte ajo që menaxhoi pandeminë me rezultatet më të mira, përmes dy bllokimeve në kohë dhe të forta, që synonin jo frenimin, por eliminimin e virusit.

Efektivitet që e ka bërë të fitojë lëvdata nga çdo pjesë të planetit.

Jacinda Ardern është e këndshme, por edhe e përgjegjshme dhe e besueshme. Një person, në fakt, pa maskë, i cili nuk vjen nga një film i ngjitjes së vetmuar në majë, por nga realiteti më i sinqertë: i yni. Një shtëpi, një fshat ku koha kthehet në mënyrë ciklike në vetvete, një komunitet ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin nga i pari tek i fundit, dhe një rrugë që të çon në shkollë.

Ka qenë gjithashtu në gojën e të gjithëve, pasi ka mundur të ndërthurë punën me familjen, duke ndarë kujdesin e vajzës së vet me partnerin. Që tingëllon si një revolucion, ndërkohë që besoj se është thjesht një përparim i domosdoshëm: çlirues për të dy, prindërit dhe fëmijët. Të hedhësh në erë definicionet, ndarjet se çfarë është “mashkullore” dhe çfarë është “femërore”, është një hap përpara drejt lumturisë. Nuk është origjina, besimi, mosha, etnia, gjinia që zbulojnë se kush jemi. Eshtë talenti ynë, dëshira që na ka bërë të ndjekim një rrugë të caktuar, për të mbërritur nga një “unë”, tek një “ne”.

Skeptikët shkruajnë se kjo është një përrallë e bukur, e mundur vetëm në një vend me 5 milion banorë. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer skepticizmi, sepse nuk mendoj se mund të çojë askund. Unë preferoj ta lexoj historinë e Ardern si një parashikim konkret dhe ndriçues të së ardhmes. / Silvia Avallone, Sette – Bota.al

g.kosovari

Next Post
Epike/ Erion Braçe ka një kërkesë për futbollistët: Paratë nga ndeshja jepini për fushën e “Air Albania”

"Nuk ishin sot në..."/ Braçe publikon pamjet e rralla: Sa keq. Këtë keni humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

January 27, 2026
Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In