• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori e dhimbshme: 19- vjeçarja në Korçë shkon të dhurojë gjak, zbulon se ka kancer

by Java News
10/10/2023 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, u trajtua sot historia prekëse e vajzës nga Korça Darda Dhimo. 19 – vjeçarja, studente e psikologjisë përmes një komunikimi në skype, me një buzëqeshje admiruese dhe forcë të adhurueshme, tregoi sesi e zbuloi sëmundjen e leuçemisë. Ajo tha se gjithçka ndodhi fare rastësisht dhe se nuk pati asnjë shenjë të sëmundjes teksa një ditë shkoi të dhuronte gjak, të bënte një vepër humane, të ndihmonte bashkëmoshatarët e saj, por aty jeta e saj do të merrte kthesën. Analizat e menjëhershme treguan që jo vetëm s’mund te dhuronte gjak por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse.

”Nga një analizë gjaku teksa dëshiroja të dhuroja gjak, zbulova se vuaja nga sëmundja e leuçemisë dhe në ato momente jeta ime dhe e familjes time ndryshoi” tha ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se edhe pse fati e përballi me një sëmundje të tillë, sot ajo po tregon një forcë të admirueshme, duke luftuar me të gjitha forcat.

Mjekët u alarmuan dhe mbetën të habitur për faktin se sëmundja nuk i kish dhënë asnjë sinjal, ndërkohë që familja e saj besimtare e krishterë u ul në gjunjë dhe i lutej Zotit për të shpëtuar vajzën e tyre. Darda u dërgua drejt Selanikut nëpërmjet ndihmës së organizatave fetare. Aktualisht Darda është duke ndjekur terapinë intensive, ndërsa në rrjetet e saj sociale shkruan:

“Dje mjeku dha diagnozën: leuçemia akute. Gjithsesi, e vetmja zgjidhje që sugjerojnë mjekët është transplantimi i palcës, plus të gjitha procedurat duhet të ndiqen diku tjetër jashtë vendit. Tani e di që do të jetë një luftë e madhe e ndjekur nga shumë gjëra, shumë kimoterapi dhe shumë trajtime që do të çojnë në efekte anësore. Por në përgjithësi unë jam njeriu më paqësor këtu dhe Zoti më ka dhënë mua dhe mamasë time shumë forcë, edhe pse mjekët janë thjesht të befasuar dhe nuk kanë shumë shpresë këtu. Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet Krishtit që më forcon!”

Ndërkohë që reagimi i qytetarëve korçar ishte i menjëhershëm. Ata zgjodhën të pedalojnë një ditë me biçikleta për Dardën, në bulevardin e Korçës, me moton: “Askush s’lufton i vetëm” duke ftuar çdo njeri që ka mundësi dhe dëshirë të japë kontributin personal për të shpëtuar një jetë.

“Doja që kjo histori të bëhej publike pasi shumë njerëz që janë në kushtet e mia të motivohen, jeta nuk është për të gjithë e ëmbël, e nëse vjen me kripë, duhet të mësosh të luftosh” u shpreh adoleshentja, teksa nuk harron të buzëqeshë, duke na dhënë të gjithëve një leksion force.

Korçarët shpresojnë që kjo ëndërr e keqe e saj të marrë fund sa më shpejtë, për t’a lejuar adoleshenten të vazhdojë pasionet e saj. Gjatë pedalimit, qytetarët korçarë treguan pjesën më humane, për t’u bërë bashkë si një familje e madhe, si për të dhënë mesazhin që janë një në të mirë e në të keq. Darda po e lufton tashmë betejën e saj, jo vetëm Korça, por e gjithë Shqipëria është me të.

Në fund të bisedës ajo i’u bëri thirrje pedagogëve të psikologjisë të krijojnë mundësinë që këtë vit ajo të ndjekë online fakultetin, pasi e ka të pamundur të vijë në Tiranë, për shkak se sistemi imunitar është ende i dobët nga seancat e kimioterapisë./m.j

Next Post
“E dinin fare pak njerëz”/ Kreu i Hamas rrëfen detaje nga operacioni terrorist: Si depërtuam në Izrael

"E dinin fare pak njerëz"/ Kreu i Hamas rrëfen detaje nga operacioni terrorist: Si depërtuam në Izrael

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In