Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç ka thënë se ai dhe e gjithë Serbia janë ndarë në mes pro dhe kundër monumentit të Sllobodan Millosheviçit, duke shtuar se ky monument nuk duhet ta ndajë Serbinë, por ta bashkojë atë, shkruajnë mediat serbe.
Çështja e ngritjes së monumentit të Millosheviçit në Serbi nisi pas informacionit se ish presidenti i Jugosllavisë nuk është përgjegjës për krimet e kryera në Bosnje Hercegovinë, e dhënë kjo nga gjykimi i Radovan Karaxhiçit.
Ideja për këtë monument është mbështetur nga kreu i socialistëve Ivica Daçiç, citohet “Indeksonline”. (b.an)